E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shërbimi SekretSerb:S'kemi fakte për trafikun e organeve

BEOGRAD- Shërbimi sekret i ushtrisë serbe nuk ka fakte për të dëshmuar trafikimin e organeve për të cilin flitet në raportin e Dick Marty. Kështu ka deklaruar për mediat serbe drejtori i Agjencisë Sekrete të Zbulimit Ushtarak Serb, Svetko Kovaç.

Lajmi raportohet nga RTK, sipas së cilës kreu i sigurimit sekret ushtark serb thotë se kjo ka qenë arsyeja që kjo çështje nuk ka mundur të procedohet në drejtësinë ndërkombëtare.

Sipas tij përkundër përpjekjeve nuk kanë mundur të sigurojnë fakte për të dëshmuar tregtinë e organeve. Drejtori i agjencisë sekrete ushtarake serbe ka thënë se VBA-ja nuk ka dosje klasike për kryeministrin e Kosovës në dorëheqje, Hashim Thaçi

(e.n/rtk/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›