Alarm për bombë nëVatikan, pako e dyshimtënë Ambasadën USA
VATIKAN- Sërish një tjetër pako e dyshimtë ka vënë alarmin për bombë në një Ambasadë të huaj në Romë.
Kësaj here në shënjestër ka qenë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Vatikan, por që ka rezultuar e rreme pas kontrolleve.
Sipas të përditshmes “Corriere della Serra”, një funksionar i Selise së Shenjtë njoftoi karabinierët për një pako të dyshimtë.
Menjëherë ndërhynë në vendngjarje policia dhe karabinierët, të cilët deklaruan se në pakon e dyshimtë kishte thjesht material kancelarie.
Vetëm një ditë më parë në Romë, pati 12 alarme për bombë pas njoftimit për pako të dyshimta nëpër ambasadat e huaja në kryeqytetin italian, por të gjithë ishin të rremë, me përjashtim të Ambasadës Greke ku u gjet me të vërtet një paisje eksplozive.
(e.n/BalkanWeb) Lidhje te tjera Romë, shpërthejnë dy bomba pranë selisë së Lega Nord