Qeveria shkarkon kreun e AKKP-së
Autori i Lajmit: red.
Qeveria shkarkon nga detyra drejtorin e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Besnik Maho, i cili ishte emëruar në këtë detyrë gati një vit më parë. Shkarkimi ka ardhur pas një kontrolli të bërë nga Ministria e Drejtësisë në këtë agjenci, ku janë identifikuar një sërë shkeljesh në kryerjen e detyrës nga kreu i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Numërimi i këtyre shkeljeve administrative shoqëron vendimin e Qeverisë për shkarkimin e Besnik Mahos dhe zëvendësimin e tij me juristin Tunxh Vatmarkaj. Deri më tani, 35-vjeçari ka kryer detyrën e gjykatësit në Shkodër dhe shumë shpejt pritet të prezantohet si njeriu që do të marrë përsipër drejtimin e një agjencie që jo rrallëherë është përfolur në këto vite për afera korruptive në dhënien e titujve të pronësisë.
Ky lajm është publikuar: 22/05/2008