Qeveria shpall hartën e re të legalizimeve për të gjitha qarqet
Qeveria shqiptare vendosi dje kalimin në pronësi të poseduesve të objekteve informale, të sipërfaqeve të parcelave ndërtimore, të zëna, sipas planvendosjeve përkatëse për secilin qark të vendit. Për në qarkun e Tiranës janë përcaktuar, 3 171 (tre mijë e njëqind e shtatëdhjetë e një) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 1 003 463,07 (një milion e tre mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e tre presje zero shtatë) m2 . Në qarkun e Durrësit, 520 (pesëqind e njëzet) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 195 788 (njëqind e nëntëdhjetë e pesë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e tetë) m2. Në qarkun e Shkodrës, 96 (nëntëdhjetë e gjashtë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 32 905,08 (tridhjetë e dy mijë e nëntëqind e pesë presje zero tetë) m2. Në qarkun e Lezhës, 268 (dyqind e gjashtëdhjetë e tetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 65 707,07 (gjashtëdhjetë e pesë mijë e shtatëqind e shtatë presje zero shtatë) m2.
Parcelat
Në qarkun e Beratit,janë përcaktuar 194 (njëqind e nëntëdhjetë e katër) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 64 221,60 (gjashtëdhjetë e katër mijë e dyqind e njëzet e një presje gjashtëdhjetë) m2. Në qarkun e Fierit, 326 (treqind e njëzet e gjashtë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 88 342,53 (tetëdhjetë e tetë mijë e treqind e dyzet e dy presje pesëdhjetë e tre) m2 . Në qarkun e Dibrës, 59 (pesëdhjetë e nëntë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 21 063,50 (njëzet e një mijë e gjashtëdhjetë e tre presje pesëdhjetë) m2. Në qarkun e Elbasanit, 215 (dyqind e pesëmbëdhjetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 40 677,90 (dyzet mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e shtatë presje nëntëdhjetë) m2.
Sipërfaqet
Në qarkun e Gjirokastrës, janë përcaktuar 48 (dyzet e tetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 4 639,30 (katër mijë e gjashtëqind e tridhjetë e nëntë presje tridhjetë) m2. Në qarkun e Korçës, 7 (shtatë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 1 119,12 (një mijë e njëqind e nëntëmbëdhjetë presje dymbëdhjetë) m2 . Në qarkun e Vlorës, 236 (dyqind e tridhjetë e gjashtë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 87 666 (tetëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) m2 . Në qarkun e Kukësit, 2 (dy) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 258,67 (dyqind e pesëdhjetë e tetë presje gjashtëdhjetë e shtatë) m2 . Është Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimore informale ajo e cila do të kryejë procedurat e kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore të objekteve informale, nga shteti te poseduesi i ndërtimit pa leje.
15 Tetor 2009