Qeveria shpall zonën e lirë ekonomike të Vlorës
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shpalljen “Zonë ekonomike” me statusin “Zonë e lirë” një territor me sipërfaqe 478.14 ha në Vlorë.
Ky vendim ka si qëllim krijimin e klimës sa më tërheqëse për thithjen e investimeve të huaja dhe vendase, duke ndikuar në nxitjen e zhvillimit ekonomik të kësaj zone. Zona do të jepet me koncesion të formës “BOT”.
11/06/2009