E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria shqiptare blen borxh

Sot zhvillohet ankandi i parë i shitjes së obligacionit qeveritar me afat maturimi tre vjeçar në Bankën e Shqipërisë. Sipas Ministrisë së Financave nga ky ankand do të emetohet shuma e përgjithshme prej 1,5 miliardë lekësh, e cila do të shlyhet deri në vitin 2015. Kuponi indikativ i ofruar nga Ministria e Financave do të jetë 8,56% dhe do të paguhet në çdo 6-muaj. Nga kjo nismë e qeverisë për blerjen e këtij borxhi, pritet që kostoja e kthimit të borxhit të ulet falë zgjatjes së afatit të shlyerjes. Nga ana tjetër të gjithë subjektet, përfshirë edhe individët, që blejnë këtë borxh kanë mundësinë të përfitojnë interesa më të larta. Bonot e thesarit mbeten një alternativë e leverdisshme investimi për qytetarët, pasi normat e interesit janë relativisht të larta ndërsa risku është zero, pasi bëhet fjalë për letra me vlerë të qeverisë. Sipas rregullores së financave, subjektet të cilët kanë të drejtë të marrin pjesë në ankand për blerjen e obligacioneve janë bankat e nivelit të dytë, të cilat kanë edhe licensën përkatëse për këtë proces. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›