E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder pajtim gjaku mes familjeve Paja-Lici

Janë zgjatur sërish duart e pajtimit në qarkun e Shkodrës. Viti i ri 2012 në ditën e tretë të tij ka shënuar faljen e gjakut për familjen Paja, një akt bujar, i cili erdhi nga familja Lici në Golem, komuna Rrethinë. Drejtuesit e shoqatës së pajtimit të gjaqeve me kryetar Mustaf Daija të shoqeruar nga familjarë të fisit Paja kanë vizituar shtëpinë e familjes Lici, e cila nisi vitin me këtë akt human të faljes së gjakut. Ata kanë shtërnguar duart mes njeri-tjetrit, duke i dhënë fund hasmërisë.
Më pas ashtu siç e do zakoni, ka qenë familja Lici që ka vizituar shtëpinë e familjes Paja të cilës i fali gjakun, duke hapur kështu dyert mes njera-tjetrës dhe duke i dhënë fund konfliktit të lindur pak muaj më parë.
Konflikti mes dy familjeve do të niste në muajin tetor të vitit 2011 kur në karburantin e fshatit Golem Albert Paja do të qëllonte mbi Elis Licin, i cili mbeti i plagosur në këmbë. Fatmirësisht ai arriti të shpëtonte ndërsa familjet u futën në konflikt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›