E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria shqiptare do të pranojë ngritjen e një baze ushtarake amerikane



Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, është shprehur për agjencinë e lajmeve ruse Itar-Tass se Shqipëria nuk është kundër ngritjes së një baze ushtarake amerikane në territorin e saj. Berisha ka vënë në dukje se qeveria shqiptare nuk ka marrë asnjë kërkesë nga SHBA-të për ngritjen e një bazë të tillë. Nëse do të bëhet një kërkesë e tillë, ajo është e gatshme ta pranojë. Sipas mediave, Uashingtoni mund të zgjedhë Shqipërinë, Poloninë ose Republikën Çeke, për të ngritur një bazë ushtarake. “Si një vend anëtar në NATO dhe si një aleat strategjik me SHBA-të, Shqipëria do t’u thotë po SHBA-ve në rast të një kërkese të tillë”, - është shprehur Berisha për Itar-Tass. “Ky do të ishte një kontribut që Shqipëria do të jepte për sigurinë në botë”, - është shprehur Berisha.

24 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›