Kotbusi fiton, Skela dhuron emocione
Energi Kotbus i Ervin Skelës arriti një fitore shpresëdhënëse në luftën për mbijetesë në Bundesligën 1, duke mposhtur 2-1 Verder Bremenin në “Stadiumin e Miqësisë”. Sipas asaj që raporton “Kicker”-i, mesfushori shqiptar pati një rast të mirë në minutën e 9-të të takimit, përpara së në të 20’ me një gjuajtje të kalibruar të dhuronte emocione të mëdha, kur sfera kaloi ngjitur me traun.
Hugo Almeida i Verderit realizoi golin e vetëm për miqtë në minutën e 45-të, ndërsa golat e fitores së Energisë u shënuan nga Iliev (5’) e Rangelov (90’). Skela u zëvendësua në minutën e 81-të nga Riviç. Pas fitores në javën e 21-të të Bundesligës, Energi ndodhet në vendin e 14-të me 20 pikë.
KAPLLANI- Sulmuesi shqiptar Edmond Kapllani i pati të gjitha mundësitë për t’i dhuruar një pikë shumë të vlefshme Karlsruhes së tij, por sulmuesi shqiptar i aktivizuar si zëvendësues nga minuta e 79-të, nuk arriti të shndërrojë në gol rastin e paraqitur në minutën e 84-rt. Karlsruhe pësoi një tjetër humbje në shtëpi, kësaj radhe 0-1 me Eintrahtin e Franfkurftit (Faton Toski nuk ishte as në bankinë). Karlsruhe, me 17 pikë në 21 javë, ndodhet në vendin e 17-të, në zonën që të çon në Bundesligën 2 ta kampionatit gjerman të futbollit.
LALA -Hanover 96 i Altin Lalës humbi në transfertë 3-2 me Borusian e Mynshlengladbahut, ndërkohë që kapiteni i Kombëtares shqiptare, ende në rikuperim e sipër, e “shijoi” atë nga tribuna.
MAVRAJ -Bokumi i Mërgim Mavrajt barazoi në transfertë me Arminia Bielfeldin, ndërsa kosovari me pasaportë të dyfishtë, gjermane e shqiptare, luajti gjatë gjithë takimit.
HYKA – Mainc 05 i Jahmir Hykës fitoi 3-1 në shtëpi kundër Rostokut në Bundesligën 2, në ndeshjen e zhvilluar ditën e premte. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, edhe pse ishte në bankinë, nuk u aktivizua.
22 Shkurt 2009