Parlamenti i ri behet prezantimi i projektit. Berisha Edi Rama mbron kultet e perjetesise se Enverit

U mblodh dje per here te dyte Komiteti nderministror per Parlamentin e ri i cili pritet te inaugurohet me rastin e 100 vjetorit te shpalljes se pavaresise se Shqiperise ose e thene ndryshe me 28 Nentor te vitit 2012-e. Ne prani edhe te studiove nderkombetare te cilat kane shfaqur interes per ndertimin e kesaj vepre kryeministri i vendit Sali Berisha e cilesoi projektin ne fjale si me te rendesishmin nder vite ndersa theksoi si domosdoshmeri ekonomike prishjen e Piramides dhe ndertimin aty te tempullit te ri te demokracise. Berisha tha se eshte koha me e cmuar per realizimin e ketij projekti dhe se per kete do iniciohet edhe nje debat me qytetaret. Kreu i qeverise theksoi se vendimi per prishjen e piramides eshte i formes se prere dhe se smund te pranohet ylberizmi i propaganduar nga Edi Rama si dhe tendencat e tij per te mbrojtur kultet e perjetesise se Enverit. Kreu i ekzekutivit iu referua edhe qendrimit te kryetarit te Bashkise se Tiranes Edi Rama duke e quajtur ate si nostalgjik te komunizmit dhe simboleve te tij. Gjithashtu kryeministri ka theksuar se ne kete perzgjedhje ka ndikuar edhe kriteri ekonomik. Ne takimin e radhes te Komitetit nderministror ska marre pjese kryetari i PS-se dhe njeherazi i Bashkise se Tiranes Edi Rama. Edhe pse ka qene i pranishem ne takimin e pare ai shpjegoi dje permes nje letre drejtuar kryetares se Kuvendit gjasme arsyet qe e cuan ate te mos behej pjese e kesaj tryeze. Nderkohe 25 studio arkitekture nga me prestigjiozet ne bote kane shprehur interesin e tyre per ndertimin e nderteses se re te parlamentit ne Shqiperi.
...