Qeveria shuan shpresën: S‘do ta ulim taksën 10% mbi pagën
Taksa mbi të ardhurën personale, që ndryshe quhet TAP, do të mbetet e pandryshuar me 10 për qind. Zërat për rishikimin e taksës që rëndon mbi xhepat e buxhetorëve, por edhe të punonjësve privatë, janë shuar nga këshilltari i Kryeministrit për çështje ekonomike, Petraq Milo. Ai mohon kategorikisht mundësinë e uljes së TAP-it, me faktin se niveli i saj është ndër më të ulëtat. Në këtë pikë, qeveria nuk ka ndërmend të tërhiqet nga plani për të vjelë sa më shumë taksa në kurriz të buxhetorëve, paga e të cilëve është mesatarisht 40 mijë lekë. Ministria e Financave kishte hedhur diskutimin për rishikimin e taksës mbi të ardhurat personale, me qëllim uljen nga 10 në 8 për qind, ose një përcaktim të kufirit, deri në cilin nivel mund të aplikohej shkalla tatimore. Sipas ministrisë, skemat hartohen shumë shpejt dhe është shumë e qartë mënyra e funksionimit, por gjithçka varet nga qëndrimi politik i Kryeministrit Berisha dhe stafit të tij. Dhe përgjigjja vjen nga këshilltari i kreut të qeverisë, i cili në prononcimin për "Shqip" hodhi poshtë të gjitha mundësitë për të lehtësuar nga detyrimet punonjësit e shtetit dhe ata të privatit.
Skema
Pjesa dërrmuese e reformave të qeverisë në drejtim të politikave fiskale ka ardhur nga tryeza e këshilltarëve të Kryeministrit Berisha. Një ndër to, Petraq Milo jep një sqarim të shkurtër, por thelbësor, rreth qëllimeve të qeverisë për taksën mbi të ardhurat, qofshin këto edhe politike. "Absolutisht jo! Nuk kemi asnjë arsye për ta rishikuar ose ulur taksën mbi të ardhurat nga paga. Kemi kryer një reformë të madhe, që lidhet edhe me tatimin mbi fitimin, të cilën e përgjysmuam", thotë Milo. Arsyetimi lidhet me faktin "se nuk mund të bëhen diferencime në varësi të pagës, por të gjithë duhet të paguajnë njëlloj, dhe se shkalla aktuale nuk ka se ku të shkojë më poshtë". Milo hedh poshtë edhe mundësinë e mbështetjes financiare për pagat e ulëta, duke e lidhur me faktin se ekziston një skemë aktuale, e cila për paga nën 30 mijë lekë, taksa aplikohet vetëm për vlerën 20 mijë lekë.
Ankesat
Që nga koha e hyrjes në fuqi të ligjit për "taksën e sheshtë", shumë grupe të ndryshme interesi nga sfera e biznesit, por edhe një pjesë e politikës, kërkuan nga qeveria ndryshimin e taksës mbi të ardhurat personale, e cila nga 7 për qind që ishte mesatarja, u bë me 10 për qind. Ky nivel u unifikua me taksën e tatimit mbi fitimin, i cili nga 20 për qind, u bë me 10 për qind. Shkalla tatimore e TAP-it me 10 për qind u shkonte për shtat kompanive të mëdha, individëve që kishin paga të larta, por kurrsesi punonjësve të thjeshtë, të cilët me sistemin e ri paguajnë detyrime 83 lekë për paga mujore 40 mijë lekë. Më parë, TAP-i aplikohej në shkallë të ndryshme, në varësi të pagës, duke nisur nga 2 për qind, deri në 15 për qind.
2008
Tatimi mbi pagë,
250 milionë USD
Vetëm nga rritja e taksës mbi pagë, vlerësohet se qeveria ka siguruar mbi 50 milionë dollarë të ardhura shtesë, të krijuara nga rrogat e buxhetorëve. Kështu, për vitin 2008 janë siguruar rreth 250 milionë dollarë të ardhura, me një rritje prej 64 për qind me 2007-ën. Nga viti 2007 në 2008-ën, rritja e të ardhura nga taksa mbi pagë arriti në 75 për qind, falë shtrëngimit të detyrimit mbi të ardhurat e punonjësve.