E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria skontrollon evazionin


Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Robert Ceku i tërheq vëmendjen qeverisë se nuk po arrin të vërë nën kontroll evazionin masiv në tregun e punës.

”Nga verifikimet e bëra nga institucioni, rezulton se në shkallë vendi, një numër subjektesh të biznesit të madh deklarojnë dhe paguajnë kontribute për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore vetëm për një person. Gjithashtu për biznesin e vogël në shkallë vendi, ka rezultuar se raporti i subjekteve me numrin e kontriubuesve është 1 subjekt me 1.29 kontribues”, deklaroi zoti Ceku.

Shqipëria ka gjithsej 106 mijë biznese aktive. Por KLSH thotë se vitin e kaluar paguan kontribute vetëm 55 për qind e tyre. Pjesa tjetër ose nuk deklaron ose  deklaron aktivitet zero. Por zoti Ceku tha se edhe ata që paguajnë bëjnë deklarime të rreme.

”Rreth 18.6 përqind e kontribuesve deklarohen dhe paguajnë kontribute me pagë minimale. Shifra është e lartë, po shkon rreth 20 përqind”, shtoi Ceku.

Ministri i Financave, zoti Bode thotë se pagat e ulëta shpjegohen me vetë strukturën e biznesit shqiptar

”Gjithë sektori i manifakturës paguan me pagë referuese minimale dhe ju e dini që kjo industri ka një numër të punësuarish që është shumë i madh dhe këtë ne e kemi pranuar që të gjithë që të paguhen me pagën referuese minimale.

Shifrat e KLSH për fshehje masive të kontributeve vijnë vetëm pak kohë pasi kryeministri lëshoi në publik sinjale për rritjen progresive të moshës së pensioneve.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja UT: Të meta në financimin e ri
Senati i Universitetit të Tiranës  ka diskutuar të hënën draftin e qeverisë për formën e re të financimit të universiteteve. Nis llotaria amerikane
Për të gjithë ata që duan të marrin pjesë në llotarinë amerikane për vitin 2013, katër tetori është dita e nisjes së aplikimeve nëpërmjet formularit elektronik që gjendet në faqen e internetit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Pasdite në TCH, dhuna në punë
Dhuna ndaj grave në mjediset e punës u vendos në qendër të vëmendjes së emisionit të pasdites gjatë ditës së sotme, duke u rikthyer tek ngjarja e shëmtuar që ndodhi disa javë më parë në zyrat e Bashkisë së Tiranës. Censusi, verifikimi, pas deklarimit
Anketuesit që po kryejnë regjistrimin e popullsisë në terren nuk kanë të drejtë të bëjnë verifikim të deklarimit të qytetarit duke i kërkuar këtij të fundit dokumenta, si pasaportë apo kartë identiteti.
Selanik, hapet shkolla shqipe
Në një prej ambienteve të Universitetit 'Aristotelis të Selanikut, nën kujdesin e shoqatës ''Nënë Tereza'', ka hapur përsëri dyert për fëmijët e emigrantëve shqiptarë shkolla e gjuhës shqipe.

Lajmet kryesore

Kasat fiskale shtypen për procedurë
Projekti prej 16 milionë euro nuk po shërben për asgjë
Eurozona shtyn vendimin për Greqinë
Itali, familja Kercher e indinjuar
Bulqiza, toka ku bëhet pazar me vdekjen

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›