Qeveria, sot testi i radhës në BE për drejtësinë dhe krimin
Komisioni Europian pritet të japë një vlerësim të radhës për Shqipërinë në lidhje me drejtësinë dhe luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Konflikti i fundit mes mazhorancës dhe gjyqësorit pritet të ketë jehonë në takimin që zhvillohet në kryeqendrën europiane. Mblidhet sot në Bruksel forumi ministerial 2009 për Ballkanin Perëndimor, që si objektiv do të diskutojë zbatimin e kushteve të "Aquis-Komunitere", siç quhen obligimet e vëna në lidhje me pavarësinë e drejtësisë dhe luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Një fokus i rëndësishëm do të jetë për bashkëpunimin e shteteve të Ballkanit me Europol, Eurojust dhe Frontex, që përbëjnë agjencitë e njohura europiane të policisë, drejtësisë dhe luftës ndaj pastrimit të parave. Aktiviteti do të ketë katër seksione: I pari do të ketë fjalimet përkatëse, i dyti do të trajtojë çështjet e drejtësisë, i treti sërish drejtësinë dhe punët e brendshme, kurse i katërti vetëm çështjet e kufirit dhe luftës ndaj krimit. Takimi dyditor do të kryesohet nga Ministrja e Drejtësisë së Suedisë, Beatrice Ask. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe zv/presidenti i Komisionit Europian, Zhak Barro, dhe ministra nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova. Objektivat kryesore të takimit, që mbahet çdo vit, janë diskutimi i gjendjes së përgatitjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor për të aplikuar sipas kushteve të Bashkimit Europian, në veçanti në lidhje me luftën ndaj krimit e korrupsionit, por edhe pavarësinë e gjyqësorit. Po sot në Bruksel nis punën një takim dyditor i Këshillit të Bashkimit Europian për çështjet e përgjithshme dhe punët e jashtme. Takimi do të drejtohet nga ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bildt, vendi i të cilit drejton Presidencën e radhës së BE-së. Takimi do të përgatisë axhendën e mbledhjes sw Këshillit të radhës së BE-së së 10-11 dhjetorit, i cili do të diskutojë për shumë çështje. Ndërkaq të enjten dhe të premten, krerët e shteteve të BE-së do të mbajnë një takim informal në Bruksel, si ceremoni për miratimin e Traktatit të Lisbonës. Në këtë takim do të diskutohet edhe për kandidaturat në lidhje me presidentin e Bashkimit Europian, post futet i ri pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Unionit dhe kandidaturës për shefin e diplomacisë dhe sigurisë së Bashkimit Europian.
Ambasadorët
Javën e shkuar në Bruksel janë mbledhur ambasadorët e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian, që kanë rënë dakord për nxjerrjen nga sirtari të shkresës së paraqitur nga Berisha që në pranverën e shkuar. Një diplomat europian i ka deklaruar agjencisë "Reuters" se ambasadorët vendosën që të pyesin Komisionin Europian që të përgatisë shkresën për gatishmërinë e Shqipërisë, në mënyrë që të nisin negociatat për anëtarësimin. Por vendimi pritet të ndërmerret nga Këshilli i Ministrave të BE-së
Y.Pata
Ambasadorët
Javën e shkuar në Bruksel janë mbledhur ambasadorët e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian, që kanë rënë dakord për nxjerrjen nga sirtari të shkresës së paraqitur nga Berisha që në pranverën e shkuar. Një diplomat europian i ka deklaruar agjencisë "Reuters" se ambasadorët vendosën që të pyesin Komisionin Europian që të përgatisë shkresën për gatishmërinë e Shqipërisë, në mënyrë që të nisin negociatat për anëtarësimin. Por vendimi pritet të ndërmerret nga Këshilli i Ministrave të BE-së
Y.Pata