Decentralizimi, plani i PS-së për të detyruar Berishën të tërhiqet
Pak ditë më parë, deputeti socialist, Eduart Shalsi, zbuloi për gazetën "Shqip" skenarin e reagimit të vendorëve socialistë në rast se Berisha nuk tërhiqet nga cenimi i autonomisë vendore siç u shpreh ai. Mënyrat e reagimit pritet të jenë nga pezullim i shërbimeve që i takojnë pushtetit vendor për një afat të shkurtër deri në masa më të forta, siç mund të jetë edhe bojkoti apo tërheqja nga funksionet e tyre. "Ky Kryeministër do të cenojë pushtetin vendor, atëherë krerët e bashkive do të shkojnë në masa ekstreme. Paralajmërojmë pezullimin për një kohë të shkurtër të shërbimeve. Por, po vazhdoi me arbitraritet të mëtejshëm pa u konsultuar me vendorët, atëherë do të reagojmë fort me masa e qëndrime mjaft radikale", tha Shalsi. Konflikti mes ekzekutivit dhe pushtetit vendor është i vjetër, por duket se vendimet e fundit të qeverisë kanë bindur vendorët socialistë që, përpos sensibilizimit të faktorit europian dhe strukturave të posaçme që lidhen me autoritetet vendore, masat e reagimit të shkojnë më tej. Kryetari i Bashkisë së Tiranës si dhe kreu i Partisë Socialiste paralajmëroi protesta në lidhje me këtë çështje dhe në një takim me presidentin e Kongresit të Autoriteteve Lokale, Rama tha se do përforcohen format e reagimit, në rast se qeveria nuk tërhiqet nga cenimi i autonomisë vendore.
"I shpreha presidentit të Kongresit të Autoriteteve Lokale, të gjitha shqetësimet tona, i bëra me dije së bashku me kolegët e tjerë, kryetarë bashkish të opozitës, gjendjen alarmante të autonomisë vendore dhe presionin skandaloz të kësaj qeverie ndaj bashkive dhe komunave të opozitës, në mënyrë të veçantë, por njëkohësisht edhe sjelljen tërësisht abuzive, në tërësi ndaj pushtetit vendor, si dhe e njoftova për masat që ne po marrim, në drejtim të një proteste të fortë dhe një proteste të gjatë, deri kur qeveria të kthehet në rrugën e respektimit të autonomisë vendore", tha ai. Ndërsa zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, tha se deklaratat e socialistëve janë përçapje halucinative dhe shumë të rrezikshme për t‘u artikuluar "Dëmton gjuhën institucionale dhe nuk ofron zgjidhje", u shpreh zëvendësministri Ferdinand Poni. Ndryshimi i balancave numerike në këshillat bashkiakë, si pasojë e formimit të koalicionit të ri PD-LSI, i ka detyruar kryebashkiakët socialistë të ngrenë zërin për një sërë kërkesash. Socialistët shprehën shqetësim për cenimin e pavarësisë së pushtetit vendor, për ndërhyrjet në planifikimet e buxhetit dhe selektimin e ndarjes së grandeve konkurruese. Qëndrimi i bashkive që drejtohen nga socialistët është edhe pro bllokimit të shërbimeve, për të cilën deri tani kanë shprehur gatishmërinë kryebashkiakët e qyteteve të mëdha siç janë Durrësi dhe Vlora.