Qeveria të kompensojë rritjen e çmimit të dritave
Partia Socialiste kërkoi dje nga qeveria të kompensojë për familjet e varfra rritjen e pritshme të çmimit të energjisë elektrike gjatë vitit 2010. Deputeti Ilir Beqja deklaroi se rritja e faturës së dritave në këtë masë do të detyrojë shtresat e varfra si pensionistë dhe familje që mbështeten te ndihma ekonomike shtetërore, të heqin dorë nga një pjesë e madhe e të ardhurave të veta. Sipas Beqes, rreth 230 mijë familje të moshuarish do të humbasin rritjen e pensionit me 10 për qind që morën në 1 maj të këtij viti, ndërkohë që familjet që jetojnë me asistencë sociale do të humbasin një të katërtën e ndihmës mujore.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, i cili është nën pronësi private, dorëzoi kërkesën për ndryshimin e çmimeve të energjisë pranë Entit Rregullator të Energjisë të premten. Çmimet e reja pritet të publikohen gjatë ditëve të ardhshme, por media raportoi me burime konfidenciale se OSSH ka kërkuar një rritje çmimi në masën 23 për qind.
Çmimi i energjisë elektrike filloi të rritej në vitin 2002 në Shqipëri, me qëllim që në një periudhë afatmesme të mbulohej kostoja. Plani fillestar ishte rritja graduale me 5-10 për qind në vit, por ndërhyrjet politike e pezulluan rritjen gjatë viteve zgjedhore. Për më tepër, të ardhurat shtesë që KESH siguroi nga rritja e çmimeve nuk u përdorën për të investuar. Gjatë dy viteve të fundit qeveria ka këmbëngulur për mosrritjen e çmimeve, por pronarëve të OSSH u është premtuar kompensim i humbjeve në tarifat e vitit 2010.