E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT, PNUD, BB: 12.4% e popullsisë janë të varfër

Një studim i kryer bashkërisht nga një grup specialistësh të INSTAT-it, PNUD-it dhe Bankës Botërore, nxori si rezultat se Shqipëria vazhdon të provojë ulje të ndjeshme të

varfërisë në periudhën 2005-2008. Rezultatet për 2008 tregojnë se 12.4% e popullsisë është e varfër kundrejt 18.5% në 2005, dhe 25.4% në 2002. Kjo tregon se rreth 200 mijë persona nga rreth 575 mijë që ishin të varfër në 2005 kanë dalë nga varfëria vetëm gjate periudhës 2005 deri në 2008. Varfëria është përkufizuar

si pamundësia e personave për të shpenzuar të paktën 5722 lekë në muaj për frymë në 2008, ose 4891 Lekë për frymë në muaj në 2002.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›