E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksion për largimin e tregtarëve të peshkut pa licencë

Një aksion i policisë bashkiake të Korçës, ka larguar nga ambientet publike shitësit ambulantë që tregtojnë peshk në mënyrë të paligjshme dhe jashtë kushteve higjienike. Të paktën 12 gra nga zona e Liqenasit, janë larguar nga ana e policisë gjatë aksionit të ndërmarrë mëngjesin e djeshëm. Shkak është bërja tregtimi pa licenca dhe jashtë tregut që administrohet nga ana e bashkisë. Aksioni është ndërmarrë pas mbërritjes së ankesave të vazhdueshme të tregtarëve të licencuar dhe protestave që këta të fundit kanë ndërmarrë pak kohë më parë në qytet duke pezulluar punën dhe aktivitetin kundër informalitetit. Nga ana tjetër, policia ka sekuestruar sasinë e peshkut që shitej në arka në rrugë duke paralajmëruar shtrëngim të masave ndaj tregtareve të peshkut nga zona e Liqenasit që "zaptojnë" territorin jashtë markatos që administrohet nga bashkia dhe rrugët e pazarit.

Ju.Dh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›