Shqipëri, shkalla e analfabetizmit nga 2-10%
Analfabetizmi në Shqipëri vazhdon të jetë një shqetësim për shoqërinë dhe autoritetet. Sipas Altin Hazizajt, drejtor i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, shifrat e analfabetizmit janë 2 për qind e popullsisë, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Arsimit, dhe 10 për qind, sipas shifrave të pavarura.
Sipas CRCA-së, niveli i analfabetizmit është diku mbi 10 për qind.
"Ka një sërë studimesh ose krahasimesh që bëhen bazuar mbi shifrat që nxjerr Ministria e Arsimit dhe bindja jonë të paktën është që niveli i analfabetizmit është diku mbi 10 për qind", ka sqaruar pak kohë më parë Hazizaj. Sipas tij, po t‘u referohemi statistikave janë të paktën mbi 5 mijë fëmijë në vit që braktisin shkollën.