E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria, të mërkurën miraton vendimin për rritjen e rrogave dhe pensioneve

18-06-2012 / Gazeta 55

Në këtë fillim vere, qeveria vendos të rrisë rrogat dhe pensionet në vend. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat duke theksuar se vendimi do të merret në mbledhjen e qeverisë së ditës së mërkurë.
“Sot kam kënaqësinë t’ju konfirmoj se janë bërë përllogaritjet e fundit dhe në mbledhjen e kësaj të mërkure do vendosim për rritjen e rrogave dhe pensioneve në vend”- theksoi Berisha.
Sipas kryeministrit Berisha, rritja e rrogave dhe pensioneve u bë e mundur falë reformave të suksesshme të ndërmarra nga ana e qeverisë shqiptare.

“Nuk ka vendim më njerëzor se vendimi për të rritur në këtë periudhë rrogat dhe pensionet për shqiptarët. Rritja e rrogave dhe pensioneve është një akt madhor, premtim madhor në politikën sociale të kësaj mazhorance dhe të kësaj partie. Premtimet janë premtime. Ato mbeten në letër nëse nuk shoqërohen me realizime. Rrogat nuk do mund të rriteshin madje në kushtet të njëjta me vendet e tjera ato do të uleshin në mënyrë të ndjeshme dhe pensionet s`do mund të rriteshin por ato do të ngriheshin edhe 20 përqind nëse reformat nuk do të ishin një histori e vërtetë suksesi” shtoi Berisha.

Sipas kryeministrit, qëllimi i reformave të ndërmarra është para së gjithash mirëqënie në rritje për qytetarët. "Gjithë përpjekja jonë përmblidhet në një frazë të vetme; Mirëqenie në rritje për qytetarët. Ne vijmë në këtë prag vere me mundësi të plotë për rritjen e rrogave dhe pensioneve pa marrë borxh për to. Ky është model që bazohet në ligjet dhe praktikat më të mira. Rritja e rrogave vjen në vitin më të vështirë të krizës ekonomike për Evropën”- tha Berisha.
 

Sipas tij, inflacioni po bie për shkak të krizës evropiane, rënia e çmimit të mallrave në Evropë ka bërë që çmimet të ulen sa asnjëherë tjetër, ndërkohë që në të ndikon edhe prodhimi i rritur në vazhdimësi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›