E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria terheq draftin per akcizat dhe tatimin progresiv

TIRAN- Qeveria terheq nga Keshilli Konsultativ i Biznesit per rishikim draftet e propozuara ne kuader te ndryshimeve ne dy nder ligjet me te rendesishme te sistemit fiskal sic eshte ai per akcizat apo ligji per tatimin mbi fitimin. Projektligjet kishin kaluar edhe ne kete organ qe shqyrton ligjet qe kane te bejne me biznesit dhe prisnin vetem vendimin e qeverise per te kaluar me pas per miratim ne Komisionin e Ekonomise.


Vendimi per terheqjen per rishikim te projektligjeve nga Ministria e Financave behet pak dite para zgjedhjeve lokale nderkohe qe edhe negociatat me bizneset u zhvilluan gjate diteve te fushates.

Pjese e ndryshimeve ne kete pakete fiskale ishte dhe heqja e takses doganore per veshjet e gatshme te importuara nga jashte. Ndryshimet e propozuara ne keto projektligji kane nje rendesi te madhe edhe per buxhetin pasi subjektet qe preken nga ato jane kryesisht bizneset e medha si bankat kompanite e telefonise celulare apo prodhuesit e birres te cilat kontribuojne me sasi te konsiderueshme detyrimesh ne arken e shtetit.

fare permbanin kryesisht keto ndryshime

Drafti i pare ishte ai per tatimin mbi fitimin i cili parashikonte aplikimin e nje tatimi progresiv mbi bizneset ne varesi te shkalles se fitimit. Keshtu ishte propozuar dyfishimi e tatimfitimit per ato kompani qe deklarojne se kane fitime mbi 20 per qind te xhiros si dhe trefishimin te tij per ato biznese qe deklarojne se kane fitim mbi 30 per qind te xhiros. Keto ndryshime u propozuan fillimisht per bankat dhe kompanite celulare por duket se krahas tyre pjese e sistemit te ri do te ishte ishin edhe nje sere biznesesh te tjera te cilat deklarojne norma fitimi mbi 20 per qind.

Per sa i perket ligjit te akcizave drafti parashikonte ndryshimin e nivelit te saj per birren dhe ridimensionimin e sasise se prodhimit mbi te cilen ajo paguhej. Keshtu akciza e birres do te vilej duke u bazuar ne sasine e prodhuar nga fabrikat vendase apo te huaja e cila ndahet ne kater nivele nga dy qe ishte me pare.


Per birren e prodhuar nga fabrika me kapacitet deri ne 70 mije hektoliter ne vit do te paguhej nje akcize ne nivelin e 10 lekeve per liter per fabrikat me kapacitet nga 70 mije deri ne 200 mije hektoliter ne vit do te paguhej nje akcize 12 leke per liter kurse per fabrikat me kapacitet nga 200 mije deri 300 mije hektoliter ne vit ishte propozuar 15 leke per liter.


Drafti parashikonte nje akcize 30 leke per liter per birren e prodhuar nga fabrika vendase apo te huaja me kapacitet me shume se 300 mije hektoliter ne vit.
Ndryshimet per veshjet nga ana tjeter kishin te benin me heqjen e takses doganore prej 10 per qind per veshjet e gatshme qe importohen nga vendet e Bashkimit Evropian ne vendin tone.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›