Ulet nafta për herë të parë që nga marsi
Çmimi i naftës në bursën e Londrës dje ka shënuar një ulje të dukshme, në nivelin 113 dollarë, nga 121 me të cilën ishte fillimi i ditës. Kjo është pika më e ulët në kurbën e çmimeve që nga marsi. Ekspertët vlerësojnë se kjo ulje e çmimeve ka ardhur për shkak të kërkesës së ulët për naftë në tregjet ndërkombëtare, dhe kjo për disa arsye. Për momentin ka ende paqartësi për efektet e politikës monetare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku u fol për norma interesi që mund të lëvizin, por që në fakt nuk ndodhi kështu. Po kështu, Kina dhe India, dy motorët më të fuqishëm ekonomikë të momentit, kanë ulur punën dhe për këtë arsye, ulja e kërkesës për naftë ka imponuar çmime më të ulëta në tregje. Ekspertët e kanë lidhur pasigurinë që ekziston në tregje edhe me vdekjen e kreut të Al-Kaedas, Osama bin Laden.