Gërdeci, ushtarakët i kërkojnë gjykatës ndarjen e çështjes
01/10/2009 Avokatët: Dalin sekrete ushtarake
TIRANË – Procesi gjyqësor kundër të pandehurve që bëjnë pjesë në dosjen e madhe të Gërdecit, më në fund ka mbledhur në një seancë të gjithë avokatët mbrojtës. Nuk janë pak, por 25 të tillë. Të grumbulluara në sallën e madhe të gjykatës së Tiranës, avokatët në prani dhe të familjarëve parashtruan kërkesat paraprake, duke mos bërë të mundur edhe dje leximin e kërkesës për gjykim. Avokatët ishin shprehur edhe më parë se do të kërkonin një veçim të dytë të kësaj dosje voluminoze. Avokatët mbrojtës të të gjithë të pandehurve që e gëzojnë statusin e ushtarakut, i kërkuan dje gjykatës veçimin e gjykimit nga pjesa tjetër e të pandehurve, të cilët gjykohen për akuzën e vrasjes masive. Avokatët argumentuan faktin se klientët e tyre akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim e nuk kanë lidhje me akuzën e vrasjes. Ndërkohë që avokatët e ushtarakëve kërkuan veçimin, pjesa tjetër e avokatëve që mbrojnë, Mihal Delijorgjin, shoqërinë Albademil, Ylli Pinarin, Sokol Ngjecin dhe Dritan Minxhollin, nuk e bënë një gjë të till. Kërkesës së bërë nga avokatët e të pandehurve ushtarak, gjykata do t’i përgjigjet në seancën e radhës që do të jet në datë 7 tetor. Procesi drejtohet nga gjyatari Ridvan Hado dhe dy anëtarët , Shefkie Demiraj dhe Fatmira Hajdari. Në gjykatë ishin të pranishëm të pandehurit Dashamir Caushi, Gëzim Oshafi, Jorgo Mino, Ilmi Lacaj, Denis Hajdari dhe Hysni ÇoÇka. Ndërkohë që të akuzuarit e tjerë kanë firmosur të përfaqësohen nga avokatët. Po dje avokati i Ylli Pinarit i shtroi gjykatës kërkesën për të zhvilluar procesin gjyqësor me dyer të mbyllura sepse do të dalin edhe fakte që përbëjnë sekret shtetëror.
A.Çuka
Të pandehurit VIP
Mihal Delijorgji
Dritan Minxholli
Ylli Pinari
Shkëlzen Madani
Dashnor Caushaj,
Armand Tartari
Shpetim Spahiu,
Ardian Mullai
shoqëria albademil
Luan Hoxha,
Agim Lala