Përmbarimi përplaset me banorët, do u shemben banesat
01/10/2009 Tek varrezat e vjetra, me vendim toka i rikthehet pronarit
Policia kundërshton përdorimin e dhunës, çështja në apel
DURRES- Efektivat e policisë së Durrësit janë vënë në kushte të vështira teksa kanë shoqëruar inspektorët e zyrës së përmbarimit në ekzekutimin e një vendimi në lagjen 15, pranë varrezave të vjetra të Durrësit. Ndonëse situata është mbajtur nën kontroll, policisë i është dashur të kërkojë ndihmë me përforcime si dhe mjete për të shmangur incidentet e mundshme. Dhjetëra banorë, në mesin e tyre fëmijë e të moshuar janë “ngujuar” në shtëpitë e tyre duke mos lejuar fadromat të prishin banesat për t’i hapur rrugë lirimit të tokës për një ish-pronar. Më shumë se 200 banorë të lagjes kanë shkuar në mbështetje të familjeve që do u shemben shtëpitë dhe kjo e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e policisë, e cila është tërhequr për të mos acaruar situatën. Përmbarimi kishte që nga viti 2004 që u kërkonte 17 kryefamiljarëve të lironin shtëpitë, pasi toka ku ata kanë ndërtuar banesat i është njohur trashëgimtarit të pronës me vendim të gjykatës së Durrësit. Shtëpitë që janë bërë objekt i përmbarimit janë ndërtuar rreth viteve 1993-1995 dhe asokohe askush nuk u ka bërë të ditur se toka ka pronarë. Madje familjarët kanë deklaruar se asnjëri prej tyre nuk e njeh pronarin dhe as nuk e kanë parë në ndonjë seancë gjyqësore të zhvilluar, pasi ai është paraqitur me anë të avokatit. Në përplasjen e djeshme me Prokurorinë dhe policinë kryefamiljarët kanë thënë se kanë paguar jo një e dy herë, por edhe tre herë për tokën që ata kanë zënë me ndërtime. Madje ata kanë ofruar edhe letra, të cilat janë nxjerrë nga institucionet shtetërore, por që në ballafaqimet gjyqësore nuk janë marrë në konsideratë, pasi janë cilësuar jolegale. Nga ana tjetër banorët kanë aplikuar dhe plotësuar të gjitha formularët e vetëdeklarimit për legalizimin e banesave. Një pjesë e tyre kanë paguar për ALUIZN-in taksën e ndikimit në infrastrukturë dhe kanë nisur të shlyejnë detyrimin sipas ligjit. Por as një dëshmi e tillë nuk është marrë në konsideratë nga përmbarimi. Përmbaruesi i zyrës në Durrës, Luan Hoti, ka pohuar se oficerët e tij si dhe policia duhet të ekzekutojnë sa më parë vendimin e gjykatës. Edhe pse palët tashmë janë në gjykim në Apel kjo nuk ka ndaluar përmbarimin të këmbëngulë në detyrimet e veta. Zyra e përmbarimit në Durrës përmes përmbaruesit Luan Hoti kanë kërkuar nga policia të ushtrojë dhunë e të nxjerrë forcërisht banorët nga shtëpitë. Një kërkesë e tilla ka ndeshur në kundërshti të banorëve, të cilët kanë pasur edhe mbështetjen e qytetarëve të lagjes si dhe nga vet uniformat e policisë. Burra, gra e fëmijë janë futur në shtëpi dhe kanë deklaruar që nga dritaret e shtëpive se nuk do të dalin që andej edhe nëse fadromat do të provokojnë shembjen. Xh. Gradica