Qeveria vendos: TVSH-ja ulet në masën 10%
06/05/2010 Aplikohet taksa e sheshtë për të gjithë sektorin e shëndetësisë
Taksa e sheshtë prej 10 për qind do të aplikohet në të gjithë sektorët e shërbimeve të sistemit shëndetësor shqiptar. Aplikimi i kësaj norme taksimi, sipas Kryeministrit Sali Berisha, ndërmerret në funksion të reformës në shëndetësi dhe synon zgjerimin e hapësirave publike dhe private për shërbime që janë jetike për qytetarët. Gjatë mbledhjes së djeshme të Qeverisë, u kërkua pikërisht që Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH-ja) për shërbimet shëndetësore të ndryshojë, duke u ulur në 10 për qind, duke bërë të mundur krijimin e hapësirave dhe mundësive më të mëdha investimi në këtë sektor dhe ofrimi i shërbimeve më cilësore. Por mbi të gjitha, duke vendosur një masë më të ulët taksimi, synohet të eliminohet, sipas kreut të Qeverisë, spekulimi që bëhet me çmimet e ilaçeve të importuara. Berisha ka bërë me dije se është rënë dakord me dy dikasteret kryesore, pjesë e kësaj reforme, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Shëndetësisë, që të kryhen ndërhyrjet e nevojshme, që do të realizojë uljen e masës së taksimit në shërbimet shëndetësore. “Me këtë vendim, të cilin komuniteti i mjekëve, por edhe i sipërmarrësve privatë në fushën e shëndetit dhe të shërbimeve shëndetësore e ka vlerësuar dhe mirëpritur shumë, ne synojmë, në kuadrin e reformës në shëndetësi, të zgjerojmë hapësirat publike dhe private për shërbime që janë jetike për qytetarët shqiptarë”, ka deklaruar Kryeministri Berisha. Duke mbrojtur ndryshimin në masën e TVSH-së, shefi i ekzekutivit theksoi se vetëm me këtë masë, duke përgjysmuar TVSH-në në sektorin e shëndetësisë, do të bëhet e mundur që të investohen qindra milionë euro më shumë. “Do të mund t’i jepet fund njëherë e mirë një spekulimi të paskrupullt të disa importuesve të ilaçeve, të cilët, me dokumente të falsifikuara, deklarojnë me fakte çmime 4 deri 6 herë më të larta sesa çmimet me të cilat i kanë blerë, dhe duke qenë se çmimi i lartë përcaktohet nga vlera e çmimit të blerë, bëjnë që Shqipëria të ketë çmimet më të larta në ilaçe në rajon e më gjerë. Me vendosjen e TVSH-së 10 për qind i jepet goditje përfundimtare këtij spekulimi”, deklaroi ai. Ndryshimi i propozuar ka për qëllim edhe krijimin e një frymëmarrjeje të madhe për shërbimet shëndetësore publike dhe private. Kryeministri Berisha nënvizoi se nuk duhet harruar se me 1/5 e buxhetit që përcaktohej, paguhej TVSH-ja nga sektori publik. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, u bë e ditur edhe ulja në të njëjtën vlerë për taksimin edhe për në sektorin e teknologjisë së informacionit e të komunikimit (ICT). Në këtë mënyrë, sipas kreut të Qeverisë, ulja në 10 për qind të TVSH-së për kompanitë e ICT-së merret në vazhdim të të ashtuquajturit revolucion fiskal. Kryeministri e vlerësoi këtë si një proces të domosdoshëm për të lehtësuar dhe përmirësuar klimën e biznesit. Qeveria ka vendosur si objektivin e saj arritjen në tre vjet të mesatares evropiane në përdorimin e internetit, gjë që për Kryeministrin është plotësisht e mundur.