Kur paguhet menjëherë, ka ulje çmimi
06/05/2010 Trualli në zonat turistike
Këshilli i Ministrave ka vendosur dje se çmimi i truallit të njësisë së ndërtuar brenda zonës së stimuluar për turizëm do të përcaktohet në bazë të hartës së vlerës së tokës. Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, shlyerja e çmimit të truallit nga subjekti i interesuar apo personi i stimuluar bëhet pas njoftimit me shkrim nga ALUIZNI, në të cilin është përcaktuar vlera e çmimit që do të paguhet. Pagesa e plotë apo e pjesës takuese të çmimit të truallit të njësisë së ndërtuar nga subjekti i interesuar do të bëhet brenda 6 muajve nga data e marrjes së njoftimit. Vendimi përcakton se çmimi i truallit të njësisë së ndërtuar paguhet në mënyrë të vetme ose në mënyrë periodike. Qeveria përmes këtij vendimi sanksionon faktin se kur çmimi paguhet në mënyrë të vetme, subjekti i interesuar apo personi i stimuluar përfitojnë ulje të çmimit, sipas përcaktimeve të ligjit miratuar në nëntor 2009, “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin”. Ndërkohë, subjekti i interesuar dorëzon dokumentacionin financiar që vërteton kryerjen e pagesës pranë ALUIZNI-t, i cili e administron atë në dosjen përkatëse të subjektit. “Kur subjekti i interesuar/personi i stimuluar ka paguar të gjithë vlerën e çmimit të truallit apo pjesën takuese të tij, vijohet me lidhjen e kontratës të kalimit të së drejtës së pronësisë mbi truallin”, thuhet në vendim. Por Qeveria ka përcaktuar se në rastet kur subjekti i interesuar ka paguar një pjesë të çmimit të truallit, por nuk e kanë shlyer tërësisht pagesën brenda afatit të parashikuar, atij i humbet e drejta për të lidhur kontratën e kalimit të pronësisë dhe i kthehet shuma e paguar. Ndërkohë, për njësitë e ndërtuara, që gëzohen nga dy ose më shumë subjekte të interesuara, në rastet kur njëri prej tyre ka paguar pjesën takuese të çmimit të truallit, brenda afatit të përcaktuar, ky i fundit ka të drejtë të lidhë kontratën e kalimit të së drejtës së pronësisë, pavarësisht nëse bashkëpronari tjetër nuk ka paguar pjesën e tij takuese të çmimit të truallit.