Qeveria vendos privatizimin e Alb-Petrol
Kompania shtetërore e naftës Albpetrol do të privatizohet. Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës Dritan Prifti tha sot në një konferencë për shtyp se kanë filluar dhe kontaktet me konsulentët ndërkombëtarë për këtë proces.
Prifti “Nuk është vednosur ende nëse do të jetë në formë konçesioni apo tërësisht privatizim. Kemi marrë në analizë situatën ekonomike të kompanisë dhe nuk jemi të kënaqur.”
Sipas ministrit Prifti synohet që ky proces të përfundojë në një kohë sa më të shkurtër.
Prifti “Do të shtojmë kompani nga vende të ndryshme dhe do të jemi shumë të kujdesshëm për të mos larguar nga puna njerëz.”
Nga të dhënat Albpetrol zotëron afërsisht rreth 20% të puseve të naftës në vend, ndërkohë ndër synimet kryesore të qeverisë mbetet edhe privatizmi i pjesës së mbetur të Albtelekom në varësi të shtetit. Ndërkohë, zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë thanë se gjatë viteve në vijim do të ketë edhe një seri privatizimesh të tjera të aseteve shtetërore