E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Pa u hapur kutitë ska kthim në Kuvend

Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve për t’i adresuar shqetësimet e saj në kuvend, Partia Socialiste vazhdon të mbrojë vendimin e bojkotit. Kryetari Rama injoroi sërish mesazhin e qartë të ambasadorit të OSBE –së, Bosh, dhe thirrjen e Ambasadorit Lohan se opozita duhet të jetë në kuvend, pasi pretendimet e saj për zgjedhjet janë të pabazuara. Teksa iu kundërpërgjigj deklaratave të kryeministrit Berisha në grupin parlamentar të PD–së, Rama tha se nuk ka kthim në kuvend pa u hapur kutitë. Krahas injorimit të thirrjeve të institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare, Partia Socialiste ka refuzuar gjithashtu edhe ofertën e kreut të mazhorancës, për të patur shumicën në komisionin hetimor parlamentar për zgjedhjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›