E Diel, 1 Nëntor 2026

Te perndjekurit: Te dekretohet ligji i dosjeve, Topi te mos vonoje firmen

Kur kane mbetur vetem tre dite nga skadimi i afatit te hedhjes se firmes, per dekretin e ligjit te "Dosjeve" nga ana e Presidentit te Republikes, Bamir Topi, kane reaguar ish-te perndjekurit politike. Nepermjet drejtorit te Institutit te Integrimit, Simon Mirakaj, ata kane kerkuar me insistim, dekretimin e ligjit qe merr persiper denimin e krimeve te komunizmit. Keshtu, ish te perndjekurit i kerkojne kreut te shtetit dekretimin sa me te shpejte te ligjit per hapjen e dosjeve. Sipas Mirakes, eshte shume e rendesishme qe viktimat e diktatures me te eger te komunizmit ne Evropen Juglindore, te gjejne sadopak qetesi dhe prehje, nepermjet denimit te ketyre krimeve monstruoze. Ndersa e vetmja deklarate qe ka ardhur nga Presidenti i Republikes Topi, lidhur me ligjin qe ngjalli aq shume kritika nga faktori nderkombetar dhe opozita, eshte se do te respektoje Kushtetuten. Drejtori i Institutit te Integrimit te ish te Perndjekurve Politike, Simon Mirakaj i ben thirrje per dekretimin e ketij ligji. Vete kreu i shtetit Bamir Topi, ka deklaruar se vendimin per te dekretuar ose jo ligjin per hapjen e dosjeve, do ta marre ne respektim te ligjit themeltar te shtetit. Edhe pse kane kaluar 17 dite nga 20, qe Kushtetuta i njeh Presidentit si afat per te dekretuar nje ligj, kreu i shtetit ende nuk ka marre asnje vendim per ligjin qe u miratua me votat e mazhorances, pa konsensusin e opozites dhe pavaresisht kritikave te faktorit nderkombetar. Nderkohe qe opozita, nepermjet perfaqesuesve te PS eshte shprehur, me shume se nje here, se ky ligj do te ankimohet ne Kushtetuese, nese do te dekretohet nga Presidentit Topi. Vetem dy dite me pare kane qene deputetet socialiste, ata qe kane deklaruar se jane ne pritje te ketij dekreti, per te bere ankimimin ne Kushtetuese. Nderkohe qe mazhoranca e djathte, pavaresisht nderhyrjeve te nderkombetareve dhe reagimeve te opozites, eshte shprehur me se e vendosur per ta zbatuar kete ligj, te miratuar disa dite me pare vetem me votat e tyre.

SHBA, OSBE dhe Britania, kunder ligjit te pakonsultuar me ekspertet

Nderkombetaret e kane kundershtuar qe ne projekt, ligjin per hapjen e dosjeve te Sigurimit te Shtetit. Ne fillim ambasadori i SHBA, Uidhers dhe me pas ambasadori i OSBE ne Tirane, Bosh jane shprehur kunder miratimit te ketij ligji, pa u konsultuar me grupet e interesit dhe ne radhe te pare me ekspertet nderkombetare. Njeheresh ata e kane cilesuar antikushtetues dhe jo te zbatueshem qe shkel te drejtat e njeriut. Ne te njejten linje, ka qene dhe ambasadori britanik, teksa eshte shprehur shume ashper ndaj ketij ligji.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›