E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Njohurite e medias per rritjen ekonomike, nen nivelin e zeros"

Kryeministri Berisha deklaroi dje se media duhet te jete e kujdesshme, per sa i perket menyres se si duhet te pasqyroj ngjarjet ekonomike ne vend. "Problemi juaj si media eshte ky: Ne teresi njohurite tuaja per rritjen ekonomike jane zero, per te mos thene minus, pasi nese dikush ju jep stilolaps dhe leter, dhe ju thote qe te shkruani treguesit se nga del llogaritja per rritjen ekonomike, ju nuk jeni ne gjendje te shkruani as dy prej tyre", deklaroi kryeministri Berisha ne lidhje me rritjen ekonomike ne vend. Por sipas kryeministrit Berisha eshte normale qe mediat te kapin kundershtite e ndryshme qe ndodhin, ne lidhje me ceshtje te vecanta. "Por juve ju interesojne kundershtite ose diversiteti, qe eshte sigurisht nje pjese shume normale e jetes", deklaroi ne ceremonine e djeshme, kryeministri Berisha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›