E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Rritja ekonomike ne Shqiperi eshte 6 per qind

Perfaqesuesja e FMN-se ne Shqiperi, Ann Margaret Westin gjate konferences se mbajtur dje me kryeministrin Berisha ne lidhje me rritjen ekonomike ne vend deklaroi se kjo rritje gjate vitit 2008 ne vendin tone kishte qene 6%. "Per rritjen vjetore te PBB-se per vitin 2008, mbajme parashikimin tone per 6 per qind", deklaroi Westin ne fjalen e saj. Por sipas saj, ndonese kjo rritje ka qene prej 10% ne 3 muajt e fundit, ne totalin e saj nuk e kalon vleren e 6%. "Arsyeja perse ne mbajme parashikimin per nje rritje prej 6 per qind vjetore ne vitin 2008, eshte sepse, qe ne tremujorin e trete jane pare disa shenja ngadalesimi dhe e dime te gjithe qe kriza boterore ekonomike ka pasur ndikime me te medha ne tremujorin e fundit te vitit 2008", deklaroi perfaqesuesja e FMN-ne duke vendosur si arsye kryesore, krizen ekonomike globale. Nga ana tjeter kryeministri Berisha ne fjalen e tij, ka nje nenvleresim te rritjes ekonomike ne Shqiperi. "Duke mirekuptuar plotesisht parashikimin, mendoj se eshte ne detyrimin e te gjithe faktoreve kombetare e nderkombetare, qe kete t'ia atribuojme INSTAT-it", tha Berisha. Per te cilin dhe rritja 6% eshte e shkelqyer, dhe nuk perben problem cfare llogaritet mbi kete shifer.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›