E Shtunë, 31 Tetor 2026

"OK aplikimit te Shqiperise ne BE"

Ambasadorja ceke ne Tirane, Marketa Filkova ne nje interviste per Dojce Vele, konfirmon mbeshtetjen qe Cekia do t'i jape procesit te zgjerimit te BE-se, me vende te Ballkanit Perendimor, si edhe aplikimit te Shqiperise per statusin e vendit kandidat.

Qe prej nje jave Cekia ka marre Presidencen e radhes te BE-se. Zonja ambasadore, cilat jane prioritetet e saj?

Republika Ceke mbeshtet zgjerimin e BE. Bashkimi historik dhe stabiliteti i kontinentit evropian do te mbeteshin te paperfunduara pa integrimin gradual te Ballkanit Perendimor ne BE. Prandaj, eshte synimi i Presidences ceke te BE-se, te forcoje me tej perspektiven evropiane te vendeve te ketij rajoni, ne baze te axhendes se Selanikut dhe te mbeshtese sa me shume progresin e vendeve te Ballkanit Perendimor, ne procesin e Stabilizim-Asocimit.

Cilat jane objektivat qe Presidenca ceke synon te arrije brenda mandatit te saj 6-mujor?

Objektivi do te jete, arritja e progresit maksimal ne bisedimet e anetaresimit me Kroacine, qe ato te behen nje burim i madh motivues per vendet e tjera. Presidenca ceke do te interesohet per te permiresuar marredheniet e BE-se me ish-Republiken Jugosllave te Maqedonise dhe do te mbeshtese pergatitjet per dhenien e statusit te vendit, kandidat dhe vendeve te tjera te rajonit. Presidenca ceke do te fokusohet ne forcimin e shoqerise civile dhe shtimin e kontakteve njerezore ne vendet e Ballkanit Perendimor. Liberalizimi i vizave perben nje moment tjeter per vazhdimin e proceseve te ndryshimeve te brendshme, qe jane baza e permbushjes se kushteve per anetaresim. Presidenca ceke do te mbeshtese progresin ne kete drejtim.

Qeveria, opozita madje edhe shoqeria civile ne Shqiperi jane te nje mendjeje se, ka ardhur momenti qe te kerkohet pa humbur kohe statusi i vendit kandidat ne BE. Cili do te jete qendrimi i Presidences ceke ndaj ketij hapi te Shqiperise?

Perderisa Presidenca ceke mbeshtet zgjerimin e BE, natyrisht jemi te hapur per te pranuar aplikimin e Shqiperise, per statusin e vendit kandidat. Po keshtu edhe te vendeve te tjera te rajonit qe jane te interesuara per kete status. Natyrisht edhe te Serbise. Ne jemi te hapur.

A ka ndonje levizje nga Presidenca ceke per "Jo"-ne irlandeze lidhur me zgjerimin e BE-se?

"Jo"-ja irlandeze eshte nje ceshtje qe varet nga Irlanda. Ajo do te vendose nese do te perserise referendumin per te ndryshuar "Jo"-ne e saj per zgjerimin e BE-se, me te cilin rezultoi referendumi i pare. Cekia nuk e ka ratifikuar ende traktatin e Lisbones, duke u bere keshtu vendi i dyte qe nuk e ka ratifikuar ate. Natyrisht ka vende ne BE qe thone se ratifikimi i ketij traktati nga te gjitha vendet anetare, eshte nje kusht per nje zgjerim tjeter te BE. Qendrimi cek eshte disi ndryshe. Gjithsesi mesazhi me i rendesishem i BE-se eshte domosdoshmeria e konsensusit te 27 vendeve anetare per nje vale te re zgjerimi, gje qe nuk eshte e lehte per t'u arritur. Ky eshte realiteti.

Konsensus i veshtire. Pa nje "Po" unanime te 27 vendeve anetare nuk mund te flitet konkretisht, per nje zgjerim tjeter te BE-se. Pra, Presidenca ceke mbeshtet ne parim procesin e zgjerimit. Le te kthehemi tek prioritetet e saj ne 6 muajt e pare te 2009-es. Cila do te jete perqasja ndaj Kosoves?

Kosova do te jete nje fokus tjeter, per ta mbeshtetur sa me shume qe te perfshihet ne procesin e Asocim-Stabilizimit. Presidenca ceke do te permbushe pergjegjesite e saj, per stabilitetin dhe sigurine ne Kosove per te cilat BE po kontribuon, ne radhe te pare, me misionin civil te Politikes se Mbrojtjes dhe Sigurise Evropiane dhe instrumente te tjere. Presidenca Ceke do te perpiqet per nje normalizim gradual te marredhenieve mes Serbise dhe Kosoves, duke perfshire pjesemarrjen e dyanshme ne aktivitete rajonale te bashkepunimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›