Qeveria zyrtarizon shitjen e OSSH
Kompania çeke "Çez" është bërë zyrtarisht pronarja e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes-OSSH, me një nivel përfaqësimi prej 75% të aksioneve, ndërsa pjesa e mbetur do të jetë në kontroll të qeverisë. Ajo mori dje vendimin për privatizimin e OSSH, duke i dhënë fund procesit më të vështirë dhe të gjatë, i cili kishte nisur që në kohën e qeverisjes socialiste. Shifra e ofruar nga "Çez" prej 102 milionë eurosh, si dhe niveli i investimit në mbi 200 milionë euro, ka bindur qeverinë që të japë aprovimin. Vlerësimi
Kryeministri Berisha e ka cilësuar si të suksesshëm privatizimin e OSSH-së, në të gjitha aspektet, duke marrë shkas nga vlerësimet e ekspertëve vendas dhe rajonalë të tregut të kompanive të shpërndarjes. Sipas vendimit, borxhi prej 17 miliardë lekësh, që kjo kompani ka kredi të marra, do të paguhet nga pronari i ri. "Fituesi i kësaj gare të përgatitur me kujdes nga Korporata Financiare Ndërkombëtare, apo dega tregtare e Bankës Botërore prej më se një viti e gjysmë punë, rezulton të jetë kompania çeke ‘Çez‘, me traditë, eksperiencë dhe me financa shumë të fuqishme", u shpreh Kryeministri. Sipas përllogaritjes së KPMG, kompanisë ndërkombëtare të vlerësimit e kontraktuar nga IFC, asetet e sistemit të shpërndarjes janë vlerësuar në 4 miliardë lekë (rreth 37 milionë euro), ndërsa kompania çeke ofroi 102 milionë euro. Në garën finale mbeti vetëm çekja, ndërsa italianët e ENEL u skualifikuan për shkak të ofertave të dobëta. Tashmë, sipërmarrja e shpërndarjes së energjisë elektrike përfshin kabinat, sportelet e pagesave dhe nënstacionet e vogla, ndërsa nënstacionet e mëdha e të mesëm dhe linjat e transmetimit mbeten publike. Një pikë e fortë negociate mes qeverisë dhe konsulentëve të huaj ishte çmimi i energjisë elektrike, për të cilin në fund u ra dakord për të mos e rritur, të paktën dhe për vitin 2009. Pas privatizimit të OSSH-së, Kryeministri Berisha tha se privatizimi tjetër do të jetë INSIG-u, pas të cilit, Shqipëria mund të shpallet si shteti më privat i këtij kontinenti.