Fier konflikti per pronat mes vellezerve dy te plagosur

Një debat për motive pronësie ka përfunduar në konflikt fizik mes 3 vëllezërve në Bejaj të Mallakastrës. Burime nga policia e Fierit bëjnë të ditur se Ardian dhe Fitim Nuhaj përkatësisht 41 dhe 39 vjeç janë plagosur me thikë dhe janë dërguar në spitalin e Fierit. Rrethanat e plagosjes së 2 vëllezërve mbeten të paqarta por sipas burimeve 2 vëllezërit kanë debatuar me vëllain tjetër V. Nuhaj. Ky i fundit dyshohet të jetë autor i plagosjes së dy vellezërve. Policia nuk ka dalë ende me një version zyrtar për ngjarjen pasi është duke hetuar për rrethanat e saj. Mësohet se 3 vëllezërit ishin në konflikt për tokën prej disa kohësh. Gjendja e të plagosurve është kritike por jashtë rrezikut për jetën. Burime nga spitali i Fierit thanë se 39 vjeçari Fitim Nuhaj ka marrë disa plagë në trup dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.