Kapllani, ne “qiellin e nente”

Ka shenuar serish golin e pare dhe te "oreksit", per skuadren e tij, Karlsruhen, e cila ka fituar 4 0 ne transferte, te henen, ndaj Fraiburgut. "Nuk e di se cfare mund te dua me teper", kane qene fjalet e para te Edmond Kapllanit, kur eshte pergezuar per shifren e nente te golave te arritur qe ne fazen e pare, me fanellen e klubit gjerman te Bundesliges 2.
Eshte i lumtur dhe ky gezim eshte i kuptueshem per 24 vjecarin, i cili eshte kthyer ne nje "termet", madje "9 ballesh" per porten kundershtare.
Nje tjeter gol, dy asiste dhe nje vend per te katerten here ne formacionin e javes se Bundesliges 2. Si ndiheni?
Eshte gjithcka qe une kam deshiruar dhe qe cdo sulmues deshiron. Te shenoj gola thuajse cdo ndeshje, te ndihmoj skuadren time te fitoje dhe te jem i vleresuar per punen time, qe njekohesisht eshte edhe defrimi im. Nuk mendoj se ka me shume se kaq, apo jo? Atehere mendoj se jam ne majen me te larte te lumturise, por vetem momentalisht. Une jetoj me kete emocion, jave pas jave dhe dua qe ky moment te mos perfundoje kurre.
Jo vetem i keni dhene nje tjeter fitore te thelle, skuadres suaj, Karlsruhes, 4 0 ndaj Fraiburgut ne transferte, por keni marre edhe komplimentet e trajnerit, Edi Beker, i cili ju ka lene serish 90 minuta ne fushe, edhe pse e kishit bere me se miri detyren. Tani duket se jeni me i rendesishem se cdo lojtar tjeter ne skuadren ku luani?
Sigurisht qe nuk ka sesi te mos me kenaqe kjo gje. Ne fund te fundit ka qene ky trajner, ai qe ka thene se une do te behem nje futbollist i rendesishem per kete skuader qe nje sezon me pare dhe mendoj se po i jap shperblimin e duhur, besimit qe ai pati tek une, kur ndonjehere edhe ka rrezikuar duke me aktivizuar. Gjithsesi, persa i perket fitores se arritur ne Fraiburg, ajo ishte shume e rendesishme per ne te gjithe, aq me teper qe vinim nga nje humbje ne "shtepi", 0 1, ndaj Erzgebirge Aues. Pra, treguam se jemi ende ne gare per te vazhduar te shpresojme per objektivin tone, ngjitjen ne Bundesligen 1.
Dhe mendoni tani se kjo eshte e mundur?
Ende jo, por cdo jave e me teper, kjo po behet nje realitet. Jemi 7 pike larg vendit te trete, Duisburgut dhe 1 larg kreut, ku eshte Hansa. Mendoj se me mire se kaq nuk behet, apo jo. Te mos harrojme edhe faktin qe kemi pesuar vetem nje humbje ne 15 jave.
9 gola te shenuar gjate ketyre javeve ju kane renditur ne vend te pare, se bashku me dy lojtare te tjere, te listes se golashenuesve te liges se dyte. A po mendon Kapllani se "trofeu" i goleadorit te kesaj ktegorie eshte nje tjeter titull qe ai duhet te marre?
Per mua e rendesishme eshte qe te fitoje skuadra. Sigurisht qe do te me pelqente te isha golashenuesi me i mire i Bundesliges 2, por edhe nese kjo nuk do te ndodhte, perseri une nuk do te merzitesha, pasi ne fund, sic e thashe, e rendesishme eshte qe skuadra te arrije objektivin, sepse kjo ne fund te fundit na ben te gjitheve te vlefshem.
Ndeshja e radhes dhe e fundit per vitin 2006, ne "Wildparkstadion", ndaj Furth. Si e shikoni?
Shume te rendesishme, pasi edhe ketu na duhen tre piket. Ne nje moment te tille duhet te arrijme ta mbyllim sa me mire 2006-en.
Intervistoi: Gjergj Cicani
Burimi: