Skandali i pergjimeve Murdoch heq dore nga blerja e B-Sky-B

Manjati i medias, Rupert Murdoch njoftoi tërheqjen nga blerja e 61 për qind të aksioneve të transmetuesit satelitor, B-Sky-B, pas skandalit të përgjimeve të paligjshme që përfshiu persandorinë e tij mediatike dhe që pati sei pasojë edhe mbylljen e gazetës më të shitur në Britani, News of The World. Njoftimi vjen ndërkohë që Dhoma e Komunëve përgaitet të votojë një mocion ku i bëhej thirrje Murdoch të bënte një lëvizje të tillë. Të tre liderët e partive kryesore britanike ishin shprehur pro mocionit, por duket se Murdok nuk ka pritur një vendim të tillë të parlamentit për të hequr dorë.
"Pasi dëgjuam me kujdes, vendosëm që rruga më e mirë është të procedojmë me një hetim të vetëm, por që përfshin dy pjesë. Mund t’i them kësaj trupe, se hetimi do të drejtohet nga një prej gjykatësve më të mirë në vendin tonë dhe do të bazohet në Aktin e Hetimit të vitit 2005, që do të thotë se ka të drejtën të thërrasë dëshmitarë, përfshi gazetarët, menaxherët, pronarët policë e pushtetarë nga të gjitha palët për të marrë të dhëna nën betim dhe nën syrin e publikut”-tha Cameron.
Edhe pse u tërhoq nga blerja shumëmiliardëshe e Bisky Bi, Murdoch duket se nuk do ti shmanget hetimit, pasi publiku në Britani është përfshirë nga një zemërim i përgjithshëm dhe kërkon përgjigje për shumë pyetje. Vetë aksionet e kompanisë së Murdoch kanë rënë 20 për qind që kur prekën kulmin një javë më parë, dhe shiten në një nivel të paparë që kur News Corp njoftoi planin e blerjes në qershor të vitit të kaluar. Sipas BBC, bëhet fjalë për një poshtërim të madh të manjatit të medias, pasi ishte investimi më i madh që mund të kishte bërë ndonjëherë.
Juli Prifti