E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 te vdekur dhe 100 te plagosur nga shperthimet ne Mumbai

Tre shpërthime goditën distriktin e populluar të kryeqytetit financiare të Indisë, Mumbai, pikërisht në orët e pikut të trafikut dhe lëvizjes së njerëzve. Sipas medias vendase të paktën tetë persona kanë gjetur vdekjen, ndërsa janë plagosur mbi 100 të tjerë, në atë që shënon sulmin më të madh në të këtë qytet prej shpërthimeve të 2008 ku humbën jetën 166 persona. Në atë kohë, u fajësuan militantët me bazë në Pakistan.

Shpërthimet kanë qenë të sinkronizuara sipas policisë, e cila më herët raportoi edhe viktimat. Njëri prej tyre ndodhi në opera hause, një destinacion turistik në Jug të Mumbait, pikërisht aty ku militantët pakistanezë realizuan sulmin e 2008-ës. Tjetri ndodhi po në jug, në pazarin Zaveri dhe i treti në qendër të qytetit. Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve citojnë policinë indiane të deklarojë se shëprthimet janë shkaktuar me mjete të improvizuara.

India është vënë shpesh nën alarm nga rreziku i militantëve pakistanezë, i cili lufton prej kohësh regjimin Indian në Kashmir. Kjo gjë ka rritur tensionet me Pakistanin. Disa burime thonë se shpërthimet ndodhin pikërisht në ditëlindjen e Mohammad Ajmal Amir Qasab, të mbijetuarit të vetëm nga militantët që kryen sulmet e 2008 në Mumbai.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›