Qipro, vritet shefi ekzekitiv i medias më të madhe Dias
NIKOZIA- Shefi ekzekutiv i një prej mediave më të mëdha në Qipro, Andis Haxhikostis, mbeti i vrarë jashtë shtëpisë së tij në Nikozia natën e mbrëmshme bëri të ditur policia. E gjithë zona përreth shtëpisë së Haxhikostis, është rrethuar nga policia e cila po kryen hetime për këtë ngjarje. Sipas informacioneve të para, atentatorët kishin pritur përpara shtëpisë së 42 vjecarit dhe kur ai kishte dalë nga makina, e kishin qëlluar për vdekje. Dy plumbat e kapën në kraharor dhe pas shpine. Shtëpia e tij ndodhet pranë ambasadës Amerikane në Nikozia. Haxhikostis, shefi ekzekutiv i grupit mediatik Dias, kishte nën pronësi edhe një televizion të suksesshëm, një gazetë dhe një stacion radioje. Kryetarja e parlamentit Qipriot e dënoi këtë akt të rëndë. Aktiviteti kriminal që ka nën shënjestër figurat e mediave në Qipro është i rrallë. Policia nuk bëri të ditur shkakun e kësaj vrasjeje por hetimet janë ende në hapat e parë.(m.a/News24/BalkanWeb)