Prurjet e Shkumbinit dëmtojnë hekurudhën, shmanget tragjedia
LIBRAZHD- Ndërhyrja në kohë e kontrollorëve të linjës hekurudhore ka evituar një tragjedi të mundshme në segmentin Elbasan-Librazhd ndërsa po udhëtonte në drejtim të Pogradecit treni i udhëtarëve Tiranë-Pogradec. Dëmtimi i argjinaturës përgjatë trasesë hekurudhore në vendin e quajtur Tunelet e Mirakës ka shkaktuar dëmë në një pjesë të konsiderueshme të sajë duke rrezikuar shembjen e rrugës dhe përmbysjen e trenit në këtë zonë, por kjo fatmirësisht është ndaluar falë konstatimit të dëmtimit të rrugës. Për ofro 2 orë treni i linjës së udhëtarëve nuk është lejuar të qarkullojë ndërsa pasagjerët janë detyruar të udhëtojnë drejt Pogradecit me mjete të vëna në dispozicion nga ana e drejtorisë së hekurudhave Specialistët e cilësojnë situatën mjaft kritike pasi shtimi i prurjeve të lumit Shkumbin ka sjellë shkatërimin dhe dëmtimin e një pjese të trasesë në një gjatësi rreth 50 metra në masën 50 % të sajë. Gjithashtu në këtë segment shkatërrimi është një proces i pandalëshëm, prej disa ditësh uji rrëmben në 24 orë 5 m3 dhera duke e bërë edhe më të rrezikshëm këtë segment të linjës hekurudhore që lidh Elbasanin me Librazhdin (l.s/News24/BalkanWeb)