35 vjet burg për shtetasit britanikë, abuzuan me të mitur
TIRANE- 35 vjet burg për dy shtetasit britanikë që akuzohen për “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më të mitur”. Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Shkallës së parë në Tiranë, ndërsa prokuroria kërkoi pak kohë më parë 39 vjet burg për të dy ish drejtuesit e qendrës “Fëmijët e tij” gjykata dha 20 vjet burg për Dino Christodouloun dhe 15 vjet heqje lirie për Robin Xhejms Arnold. Ndërkaq gjykata ka vendosur që pas kryerjes së dënimit të dy shtetasit britanikë të shpallen të padëshirueshëm në vendin tonë, persona non grata. Vendimi erdhi pas shqyrtimit të të gjitha provave të administruara dhe dëshmitë e fëmijëve të abuzuar të qendrës “Fëmijët e tij”, e drejtuar nga Devid Braun. Ky i fundit është dënuar me parë me 20 vjet burg pasi dosja e tij u vecua nga ajo e dy shtetasve të tjerë britanike. Një nga pikat më të forta të akuzës kanë qenë dëshmitë që kanë dhënë ish-punonjëset e qendrës “Fëmijët e tij”.(m.a/News24/BalkanWeb)