E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i Freedom House: Kosova përmirësime në liri

SHBA- Statusi i shtetit të ri të pavarur të Kosovës ka avancuar nga “jo i lirë” në “pjesërisht i lirë”, në saje të forcimit të mbrojtjes së të drejtave të pakicave dhe organizimit të zgjedhjeve të nëntorit, që ishin të parat prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, që në përgjithësi janë konsideruar se janë në harmoni me standardet ndërkombëtare, tha Christopher ëalker nga Organizata Freedom House dhe njëri nga autorët e raportit të fundit për liritë demokratike në shtetet në mbarë botën. Raporti vlerëson se Ballkani Perëndimor ka shënuar përparime në liri gjatë vitit, ndërsa përmirësimet në Kosovë ishin më të dukshmet. Vendet e tjera në Ballkan, ku janë shënuar përmirësime, janë: Kroacia, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi, që lëvizi nga kategoria “pjesërisht i lirë” në atë i “lirë”. Në raportin e fundit të Organizatës Freedom House, me seli në Shtetet e Bashkuara, theksohet se të drejtat politike dhe liritë civile, gjatë vitit 2009, kanë shënuar më tepër pengesa, sesa përmirësime.(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›