E Diel, 1 Nëntor 2026

Peloponez nje anije shqiptare rrezikoi mbytjen

Nje anije shqiptare rrezikoi dje te mbytet ne brigjet jugore te gadishullit te Peloponezit ne Greqi. Anija ka dhene sinjalin per ndihme pas nje avarie qe ka pesuar. Nderkohe qe veshtiresite per ekuipazhin kane te bejne dhe me kohen e keqe. Fakti eshte konfirmuar per mediat greke nga Roja bregdetare Greke nderkohe qe behet e ditur se anija shqiptare ishte Geri II. Mesohet se anija eshte identifikuar si shqiptare se mbante flamurin shqiptar nderkohe qe mesohet se transportonte lende drusore nga Mali i Zi drejt Egjiptit. Forca te rojes bregdetare greke jane nisur ne drejtim te vendit nga ku ka dhene alarmin ekuipazhi i anijes nderkohe qe eshte konfirmuar fakti se kjo anije ka mbetur pa motore. Per kete arsye grupet e shpetimit u nisen me urgjence drejt anijes per ta shpetuar ate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›