Tirane ekzekutohet me dy plumba Dritan Skendo

Vrasja para pallatit te viktimes ish-emigrant. Policia po punon per identifikimin e autoreve te krimit
Nje krim i rende ka tronditur zonen e Medresese. Nje i ri 35-vjecar eshte qelluar per vdekje ne momentin qe ka qene duke zbritur nga makina e tij. Vrasja me arme zjarri ka ndodhur ne oret e mbremjes ne rrugen 5 maji perkatesisht prane zones se njohur si Medreseja ne kryeqytet. Sipas burimeve 35-vjecari Dritan Skendo ka mbetur i vdekur pasi eshte qelluar me arme zjarri rreth ores 2000. Autoret duket se i kane zene prite viktimes teksa ky i fundit kthehej ne banese per ta ekzekutuar. Me te marre sinjalizimin per ngjarjen policia ka mberritur ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e rrethanave te krimit dhe identifikimin e autoreve. Burime nga policia bejne te ditur se ende nuk ka asnje piste lidhur me shkaqet e vrasjes ndersa sipas te dhenave nga grupi i hetimit autoret jane larguar menjehere nga vendi i ngjarjes. Nga te dhenat e para mesohet se viktima ish-emigrant eshte qelluar dy here me arme zjarri te shtena qe nuk ka qene me bresheri por njera pas tjetres.
Ngjarja e rende ka ndodhur na rrugen 5 Maji prane zones se Medresese rreth ores 20000 te mbremjes se djeshme. I riu Dritan Skendo me origjine nga Mallakastra dhe banor i kesaj lagjeje prej 5 vitesh eshte qelluar dy here te shtena qe i kane sjelle vdekjen e menjehershme. Mesohet se trupi i pajete eshte gjetur prane makines se tij te parkuar para pallatit ku banonte. Policia e njoftuar per ngjarjen ka shkuar menjehere dhe ka bere rrethimin e vendit ndersa ka ngritur postblloqe per kapjen e autoreve. Viktima Skendo banonte ne katin e 8-te te pallatit 10 katesh para te cilit ndodhi ngjarja nderkohe qe mesohet se punonte se bashku me vellane e tij ne nje fabrike buke prone e tija. Sipas policise Skendo ishte kthyer nga emigrimi 3 vite me pare per te vijuar jeten me familjen dhe biznesin e ngritur ne Shqiperi. Nga grupi hetimor i ngritur pas ngjarjes po punohet per zbardhjen e ketij krimi ndersa jane shoqeruar te aferm dhe familjare te tij per te mesuar me teper nese viktima kishte probleme me ndonje person.