Wenger ka menduar të transferojë Hargreaves

Në prag të takimit gjysmëfinal të Kupës Carling përballë Manchester Cityt, Arsene Wenger ka zbuluar se ai kishte menduar dy herë të transferojë mesfushorin e kësaj skuadre, Owen Hargreaves.
“Është vështirë të mungosh një vit. Kur ata rikthehen, tregojnë një fuqi të shkëlqyeshme mentale dhe Owen Hargreaves e ka këtë. Ai ishte i rregullt në ekipin kombëtar të Anglisë dhe tani për vite ai nuk ka luajtur aspak. Çdokush është i lumtur që e sheh atë sërish në fushë”.
“Kur ai luante të Bayern Munich, ne e ndiqnim atë nga afër, por ai ishte një transferim i madh – mendoj se ai iu shit Manchester United për 17 milionë paund në atë kohë dhe ai kishte vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij. Prandaj ne nuk mund të bënim asgjë në atë kohë”.
“Gjatë verës, ne e morëm parasysh këtë por ne kishim lojtarë si Emmanuel Frimpong dhe Francis Coquelin që po arrinin - Alex Song dhe Abou Diaby në këto pozita defensive ku vërtet nuk kishim nevojë për të”, ka thënë Wenger.