E Diel, 1 Nëntor 2026

Grisen posterat e PD në Korçë, incidenti i parë për demokratët

Grisen posterat e PD në Korçë, shënohet incidenti i parë për demokratët. Përplasja e dy forcave politike në qytetin juglindor ka nisur e fortë, ndërsa duket se lufta ndaj simboleve dhe elementëve të tjerë elektoralë janë kthyer tashmë në modë. Kështu incidenti i radhës është regjistruar në afërsi të shkollës 9 vjeçare Naum Veqilharxhi në qytetin e Korçës ku gjatë orëve të natës së kaluar janë grisur posterat e PD. Menjëherë kur është konstatuar incidenti drejtues të degës lokale në Korçë kanë njoftuar policinë, ndërsa kjo e fundit ka shoqëruar disa minoren të cilët më pas janë lënë të lirë për shkak të moshës së tyre. Drejtuesit e PD në Korçë kanë reaguar nëpërmjet një deklarate për shtyp ku dënojnë aktin e grisjes së posterave elektoralë që nxisin sipas saj më shumë tension politik në një qytet me kulturë si ai i Korçës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›