E Diel, 1 Nëntor 2026

Qyfyre nga ceremonia e Lojërave Olimpike, më shumë politikanë se sportistë

Ku janë sportistët? Ah, po, qenka një!

Në përgjithësi në ceremoni do jenë krerët e shteteve, që kanë edhe poste ceremoniale. Kroacia, Serbia, Maqedonia kanë dërguar presidentët, por edhe Gjermania ka vepruar kështu. SHBA ka dërguar Zonjën e Parë. Ne kemi dërguar atë që është president, kryeministër e çfarë ta duash në këtë vend

Kjo ceremoni e hapjes së Lojërave Olimpike do shënojë edhe një rekord tjetër: 120 krerë shtetesh e qeverish do jenë të pranishëm. Edhe pse presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko i është ndaluar hyrja në Britani, me dhjetëra diktatorë e autokratë do jenë të pranishëm në ceremoni. Der Spiegel ironizon: Mirësevini të dashur diktatorë!

Mania e autokratëve për të marrë pjesë në këtë ceremoni është shumë e madhe. Dhe jo më kot, një spektakël të tillë e përjeton bota njëherë në 4 vjet.

Edhe pse ekipi shqiptar ka nja 10 përfaqësues në gara (peshëngritësi Hysen Pulaku u përjashtua sot zyrtarisht nga garat për doping), në Londër janë dyndur më shumë politikanë se sportistë.

Sali Berisha me të shoqen do të jetë i pranishëm, por edhe ministri i Sporteve, Aldo Bumçi. Ndërkohë, e vetmja shpresë e ekipit shqiptar është një kosovare, Majlinda Kelmendi. Edhe pse Kosova nuk përfaqësohet me ekipin e saj dhe as me flamur, mediat thonë se ceremoninë do e ndjekë presidentja Jahjaga, kryeministri Thaçi dhe ministri i Kulturës, Memli Krasniqi. E gjithë kjo ushtri do jetë aty për të parë një grusht me sportistë, nga të cilët askush nuk ngjallë shpresë.

Normal, vijnë nga një vend ku sporti është harruar me kohë.

Por Berishës i duhet kjo punë që të dalë në TV dhe të përcjellë një njoftim për mediat, ku thotë se do ketë një takim special me kryeministrin britanik, David Cameron. Ta mendosh se Cameron në këtë ditë e ka mendjen se si ta takojë në mënyrë speciale Berishën tonë.

Madje po të shohësh listën e personave VIP të pranishëm në ceremoni, të bie në sy fakti që janë dërguar kryesisht presidentët, si figura ceremoniale. Kështu ka vepruar Kroacia, Serbia, Maqedonia e Mali i Zi, por edhe Gjermania e shtete të tjera. SHBA ka dërguar vetëm Zonjën e Parë. Kurse ne kemi dërguar të plotfuqishmin, që është edhe president, edhe kryeministër.

Vaj medet!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›