E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi vlonjat, 20 milionë lekë për të përmbyturit

Rreth 20 milionë lekë është shuma e mbledhur nga dhoma e tregtisë së qarkut Vlorë për të përmbyturit në Shkodër dhe Lezhë. Sipas Edmond Lekës, drejtorit të kësaj dhomë, menjëherë pas ngjarjeve të ndodhura në veri të vendit, edhe kjo dhomë kërkojë ndihmë nga bizneset e regjistruara në këtë dhomë për të ndihmuar kolegët e tyre në rrethet ku ndodhën përmbytjet. Sipas Lekës, shumë biznesmenë u treguan të gatshëm për të dhënë ndihmën e tyre

dhe deri sot janë grumbulluar rreth 20 milionë lekë të reja. Leka bën me dije e gjithë kjo shumë do tu shkojë në ndihmë bizneseve të shkatërruara në qytetet veriore për ti ndihmuar sadopak ata për tu rimëkëmbur, leka është I ndërgjegjshëm se një shumë e tillë nuk është e madhe megjithatë është një ndihmë të këtyre bizneseve të shkatërruara. Ai bën me dije se fushata e sensibilizimit do të vazhdojë ende dhe shumat e mbledhura gjithashtu do të shkojnë në ndihmë të të përmbyturve në Shkodër dhe Lezhë.V. Sako

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›