Qytetarët akuzojnë OSSH për mungesë transparence
Askush nga abonentët nuk ka të drejtë të shohë matësin e tij të energjisë pasi OSSH i ka mbyllura ato në kabina poshtë pallateve apo të grupuara në një vend të caktuar për shtëpitë private. Qytetarët nuk kanë të drejtë të shikojnë sahatin e tyre dhe kur faturisti është prezent. Por kjo ndodh në rrallë raste, pasi faturistët shikojnë sahatet në kohën kur asnjë nga abonentët nuk është i pranishëm dhe në këtë formë ata mund të kryejnë abuzimet e tyre duke shtuar kilovatiorë, apo edhe mund të çmontojnë sahatin për ta rregulluar në laborator kur abuzimi ka kaluar limitet. Kjo është një mungesë transparence nga ana e OSSH, e cila edhe pas ankesave nuk ja jep të drejtën qytetarëve të shohin matësin e tyre të energjisë. Pasi çdo kërkesë duhet të paraqitet në zyrat qendrore të OSSH dhe verifikimi mund të kryhet vetëm pasi kërkesa të miratohet nga drejtuesit e OSSH.
Last Updated on E Enjte, 04 Mars 2010 09:27