Bello: Në Partinë Socialiste nuk ka demokraci
Deputeti socialist Marko Bello deklaroi gjate nje intervsite per Alsat ne emision “Puls” te gazetares Juli Xhokaxhi, se demokracia ne seline roze nuk funksionon me. Bello iu referua ne qendrimin e tij, zhvillimeve mbledhjen e grupit socialist gjate se cilit u moret vendimi per mbarimin e bojkotit ne te cilen ai konfirmoi edhe njehere presionin qe eshte ushtrua nga koleget e tjere mbi anetaret e Levizjes per Mendimin Ndryshe.
“Cdo vendim ndryshe sanksionohet, dënohet. Në diktaturë edhe pushkatoheshe. Ne e vumë re gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, përpara se të hynim në parlament kur u krijua një atmosferë dhe një situatë aq mbytëse sa për një moment po të shkëputeshe nga realiteti dukej sikur pas kësaj mbledhjeje do të arrestoheshe si në kohën e Enver Hoxhës. Ajo që është ëndërruar nga një grup njerëzish që kanë qenë në minorancë në PS, që sot janë kthyer në mazhorancës, është pikërisht të imitojnë Sali Berishën dhe PD. Kanë pasur ëndërr të kishin një parti ku lidershipi t’i imponohej të gjithëve dhe të rreshtoheshin pranë kryetarit të partisë i cili të ishte i barabartë me partinë, sic ka thënë dikur Majakovski, që kur themi Lenini nënkuptojmë partia dhe anasjelltas; kur themi partia kemi parasysh Leninin” tha Bello.
Bello deklaroi me tej se deklarat e Rames per protesta sherbejne thjeht per te mbajtur varur ata mbeshtetes te socialisteve qe mbajne syte nga partia per t’u punesuar. “Deklarata për betime nga njëri apo tjetri se do të vazhdojmë protestat më të fuqishme se më parë, se vendi do të tronditet nga protesta të papara mua më duket që janë thjesht një demagogji për të mbajtur akoma në gjumë një pjesë të PS të cilës i është premtuar se shumë shpejt ato do të marrin pushtetin dhe shumë shpejt ata do të sistemohen në punë” tha Bello.
Bledian Koka < I mëparshmi