Tirana vjen e para

Kete mbremje vij para jush si nje djale i ketij qyteti. Une jam femija i pare i dy prinderve te perkushtuar dhe te mrekullueshem. Ata me rriten mua dhe vellain tim mes veshtiresish dhe rropatjesh te panumerta. Ata na falen gjithe dashurine e tyre duke sakrifikuar gjithcka nga vetja. Edhe pse kohet ishin te veshtira ata ia dolen te na siguronin nje femijeri te embel plot me kujtime te lumtura sepse per ta ne femijet e tyre ishim gjithmone te paret. Une u rrita ne ate Tirane duke enderruar se si mund te behej ajo nje dite Si mund te shnderrohej ne nje qytet me me shume qyteterim me me shume drita te verteta. Nje qytet qe te rrezatonte me shume ngrohtesi dhe me shume gezim per banoret e tij.
20 vjet me pare ne shqiptaret e rrezuam tavanin e hekurt qe ndrynte endrrat tona qe mbyste shpresat tona dhe qe burgoste mendjet dhe trupat tane. Ne keto 20 vjet e kemi pare si qyteti yne u rrit ndryshoi dhe u zmadhua.
Por sot kur une dhe Aurela shohim qytetin ku jetojme bashke me vajzen tone Dafina ashtu si shumekush nuk jam i kenaqur sepse ne te gjithe kerkojme dhe po ashtu meritojme me shume nga ky qytet nga kjo shtepi e madhe e perbashket.
Tirana jone dhe njerezit e saj perballen me probleme reale dhe te perditshme probleme te cilat nuk mund te zgjidhen as me gjuhe te eger as me protesta te dhunshme dhe as me beteja politike por vetem me shume pune vizion krijues dhe duke u bashkuar te gjithe si qytetare.
Sepse ky qytet ka nevoje per nje ajer te ri te fresket te ndryshem te paster dhe me te gezueshem. Nje ajer te ri ku humania njerezorja te jete shume me e pranishme. Nje ajer te ri qe do ta beje qytetin me mikprites me bujar dhe me te dashur per banoret e tij femijet prinderit gjysherit tane
Realiteti i sotem eshte perhere e me rraskapites per banoret e Tiranes. Vendet e punes jane te pakta cmimet e strehimit te larta bllokimet e trafikut te perhershme ndotja e gjithepranishme parqet dhe lulishtet te pamjaftueshme shkollat te mbingarkuara taksat bashkiake teper te larta dhe korrupsioni mjaft i perhapur.
Mund te cirremi sa te duam para ketyre sfidave. Mund ti tundim grushtet ne ere sa te duam para ketyre problemeve. Mund te bejme sikur i mbulojme ato duke u kaluar persiper nje dore boje por asnje nga keto nuk i zgjidh problemet e qytetit tone
Klithja e sloganeve politike nuk hap asnje vend te ri pune dhe kesisoj nuk ulet dot cmimi qofte edhe i nje buke te vetme. Betejat politike nuk na e shkurtojne kohen e kthimit ne shtepi nuk e cajne dot trafikun kaotik pas nje dite te lodhshme pune. As nuk ndertojne dot qofte edhe nje park te vetem lojerash per femijet tane. As gjuha e eger dhe as bemat e dhunshme nuk do ta shnderrojne Tiranen ne nje qytet me te mire per femijet e mi dhe femijet tuaj. Asnje nga keto nuk i ndihmon njerezit te permbushin shpresat e tyre.
Jo. Qytetaret e Tiranes presin me shume se britma indinjate dhe beteja politike. Problemet e qytetit jane teper te medha sfidat e tyre teper urgjente dhe bastet per te ardhmen tone teper te larta per te lejuar teatrin politik te radhes te vazhdoje te shfryje plot mllef dhe hipokrizi.
Sot eshte koha per tu ndare nga keto shfaqje njehere e mire. Eumlshte koha per tiu perveshur punes per te vene Tiranen te paren njerezit te paret.
Por cfare mund te beje nje kryebashkiak per punesimin dhe cmimet nese nuk rropatet nate e dite per kete problem Nese nuk ben te vetin edhe problemet e te tjereve Nese nuk e ndien deri ne palce pergjegjesine e kesaj detyre Asgje. Kete e degjuam dhe mbreme nga kryetari aktual i bashkise i cili tha se ka te tjera plane dhe preokupime ne keto kohe do qe te kape karrigen e Kryeministrit.
Ka dy lloj njerezish ata qe marrin seriozisht vetem veten e tyre dhe ata qe i marrin seriozisht detyrimet e tyre. Une u rrita u shkollova dhe cava ne jete fale kesaj te dytes. Eumlshte e vetmja rruge qe njoh. Eumlshte e vetmja rruge qe mesova nga prinderit e mi dhe ky qytet.
Sepse sipas meje sekreti eshte dashuria. Ne ndiejme dhe e kuptojme njeri-tjetrin permes dashurise. Dashuria eshte elementi me thelbesor per cdo njeri ndricimi me rrezatues dhe forca me e madhe e afte te kaperceje gjithcka tjeter. Prandaj e di se te gjithe se bashku me dashurine per femijet tane per prinderit tane me dashurine per kete qytet dhe njeri-tjetrin nuk ka gje qe nuk mund te arrijme.
Prandaj sot nuk vij para jush per tju ndare ne nje beteje tjeter politike. Perkundrazi ju ftoj sonte nga kjo foltore te bashkohemi per ta vene Tiranen te paren per te ndertuar se bashku te ardhmen evropiane te ketij qyteti.
Sepse betejat e verteta ne kete qytet nuk zhvillohen ne teatrin politik te radhes. Ato zhvillohen ne cdo familje dhe ne cdo shtepi Tirane. Ne cdo rruge dhe ne cdo lagje te saj. Ne jeten e cdo banori te saj.
Keto jane betejat e verteta. Betejat e njerezve te ketij qyteti. Betejat per nje jete me te mire. Betejat me papunesine dhe cmimet e larta. Betejat per me shume shkolla dhe shkolla me te medha e me te mira. Betejat kunder pamundesive te perditshme. Betejat per mundesi.
Betejat tuaja te perditshme do jene te vetmet beteja per mua.
Une sot i futem sfides per ta kthyer qytetin tone ne qytetin e mundesive. Mundesive per punesim dhe jete me te mire. Mundesive per rruge sheshe parqe kende lojerash ajer te paster trafik normal transport publik arsim kulture dhe sport.
Dhe per kete qytetit i duhet nje kryebashkiak per te cilin E para eshte Tirana te paret jeni ju
E di se cdo politikan mund te premtoje gjera shpesh te bukura por te pamundura por ajo per te cilen ka nevoje ky qytet eshte nje njeri qe ti futet punes dhe tja dale asaj ne krye.
Ne te folur njerezit mund te jene njelloj por veprat e tregojne ndryshimin midis tyre. Ne 6 vjet ne sherbim te publikut une kam folur me vepra dhe jo vetem me fjale. Kam mbajtur cdo premtim qe kam dhene kam permbushur cdo angazhim qe kam marre.
Une dua dhe di te punoj per Tiranen Une do te punoj per ju per te gjithe ju sepse per mua Ju jeni te paret Tirana eshte e para.
Ne kete qytet cdokush has pengesa te ndryshme dhe ka qellime te ndryshme sipas moshes punes lagjes ku jeton etj. Po kur flas me qytetaret e Tiranes ajo qe me impresionon nuk eshte shumellojshmeria por ngjashmeria e deshirave kerkesave dhe shpresave te tyre per Tiranen.
Njerezit e ketij qyteti duan hapesira te gjelbra parqe dhe kende lojerash. Ata duan tu mblidhen rregullisht plehrat njerezit duan trotuare dhe rruge te shtruara njerezit duan nje qytet ku ajri qe ata dhe femijet e tyre thithin eshte i paster dhe ku mbeturinat pastrohen nje qytet me me pak trafik me shume parkingje dhe nje qytet me nje transport publik qe funksionon. Njerezit duan nje qytet ku lagjet te jene te ndricuara ku kujdesi shendetesor te jete me prane tyre dhe ku zeri i tyre te degjohet.
Njerezit duan nje bashki qe punon per ta dhe jo per te cuar me tej axhenden politike personale te kryetarit. Njerezit duan nje qytet me te mire dhe ajo qe ia ka zene rrugen eshte lufta politike.
Une ju premtoj sonte se cfaredo qe te ndodhe une nuk do ta harroj kurre se arsyeja pse jam ne zyre publike eshte qe tju sherbej ju te dashur bashkeqytetaret e mi packa nese jeni demokrate apo socialiste LSI apo PDU republikane apo LZHK. Nuk ka rendesi nese jeni te moshuar apo te rinj burra po gra te punesuar apo te papune apo pensioniste. Ne te gjithe jemi qytetare te Tiranes dhe une do punoj cdo dite per te ardhmen e cdo qytetari sepse per mua te paret jeni ju E para eshte Tirana
Neser une do ta nis fushaten time me njerezit duke i takuar dhe duke i degjuar ata. Une mezi pres te jem mes jush ne cdo lagje te Tiranes tju shtrengoj duart te ulem bashke me ju dhe te degjoj shqetesimet qellimet dhe shpresat tuaja. Bashke me ju do te ndaj platformat e mia per zgjidhjen e problemeve vizionin tim per Tiranen moderne evropiane.
Te dashur bashkeqytetaret e mi
Ne gjendemi tani ne nje udhekryq. Para nesh ka dy rruge dhe ne duhet te zgjedhim. Njera rruge na kthen tek politika e vjeter e ndasive akuzave konfliktit dhe pesimizmit dhe kjo rruge na le ne vend. Rruga tjeter udheheq drejt mundesise bashkimit shpreses progresit dhe optimizmit ku ne qender jeni ju dhe zgjidhjet e problemeve tuaja dhe kjo rruge na con drejt mundesive te reja per secilin drejt zgjidhjeve te medha per Tiranen.
Une dua te luftoj betejen e te ardhmes sone nje te ardhme me te mire per te gjithe ne. Per Tiranen qytetin qe ne duam dhe qe meriton me shume.
Prandaj ju ftoj bashkohuni me mua ne kete rruge ta leme pas konfliktin shterpe te akuzave politike te zgjedhim te ardhmen mbi te shkuaren te zgjedhim mundesine shpresen dhe endrrat tuaja. Le ta shtrime veshtrimin tone drejt mundesive te reja dhe zgjidhjeve te medha te bindur se se bashku do tia dalim.
Te cohemi dhe te fillojme punen per qytetin e endrrave tona te bashkohemi me nje ze te vetem dhe ta leme ate ze te degjohet fort e me fort nga besimi qe ne kemi se ne mund te ndertojme nje Tirane me te mire se ne do ta ndertojme nje Tirane me te mire dhe do te mposhtim cdo sfide dhe asgje nuk do te na ndale ne rrugen tone.