Kater aksidente brenda 45 minutash ne Tirane nje i vdekur
Katër aksidente kanë ndodhur brenda një harku kohor prej 45 minutash në Tiranë, duke shkaktuar një të vrarë, 3 të plagosur, dhe 3 të lënduar.
Aksidenti më i rëndë është ai që ka ndodhur në Paskuqan, në segmentin që lidh Urën e Treshit, me Paskuqanin. Një motor i ka prerë rrugën një automjeti tip benz, i cili edhe pse ka devijuar nuk ka mundur të shmangë përplasjen e motorit në të cilin udhëtonin dy persona.
Automjeti ka përfunduar i përplasur tek një minimarket. Për pasojë janë plagosur rëndë Xhevahir Hoxhallari, 58 vjeç, dhe Entela Lelaj 26 vjeçe që ndodheshin në motor.
Fatkeqësisht Hoxhallari ndërroi jetë më pas në spital, ndërsa Lelaj, sipas mjekëve ishte jashtë rezikut për jetën. Në gjëndje të rëndë në spital ishte dhe drejtuesi I Benzi, Bardhyl Xh., ndërsa shitësja e minimarketit kishte marrë vetëm disa lëndime të lehta.
E rëndë, paraqitej gjëndja edhe Mahmut Tafnurjan, 60-vjeçarin I cili u aksidentua pranë rrethrrotullimit të Doganës teksa kërkonte të kalonte rrugën nga njëri krah në tjetrin. Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit.
Ndërsa një tjetër aksident pranë rrethrrotullimit të doganës, ka shënuar një tjetër kalimtar të aksidentuar, por ky me dëmtime të lehta.
Ndërsa në dalje të autostradës Tiranë-Vorë, në kilometrin e parë, drejtuesi I një automjeti tip Peugot 308 me targa të Durrësit në gjëndje të dehur është bërë protagonist i një tjetër aksidenti.
Pasi është përplasur me bordurën ndarëse, automjeti ka dalë në korsinë tjetër ku ka përplasur një tjetër mjet Benz E Class. Fatmirësisht nga aksidenti ka patur vetëm 2 të lënduar.